Fredi Rrushi kërkon lirin në gjykatën e Apelit. Ai akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Rrushi argumenton se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe për këtë arsye kërkon që të lërë qelin.
Rrushi në ankim thekson se me 43-vjeçarin kanë qenë shok dhe s’ka pasur asnjë arsye për të kryer krimin.
Lirim në Apel ka kërkuar edhe vëllai i tij Pajtim Rrushi duke mohuar që të ketë lidhje me këtë ngjarje. Gjykata e Apelit ende nuk ka caktuar datë se kur do të mbahet seanca.
Biznesmeni i inerteve Ruzhdi Hoxha 43-vjeçari, baba i dy fëmijëve, pronar i një biznesi inertesh në dalje të Kamzës, zhdukur prej dy javësh është vrarë. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet në një humnerë në zonën e Qafë Mollës në Dajt i mbuluar me gurë dhe zhavorr.
Miku me të cilin ai piu kafen e fundit, Fredi Rrushi tashmë i kapur si person në kërkim për llogari të Italisë, është i dyshuari kryesor për krimin, dhe u arrestua. Fillimisht gjatë kërkimit të policisë me qen gjurmues u zbulua një xhup me njolla gjaku dhe nisur nga kjo provë policia arriti tek trupi i viktimës.
Zyrtarisht sipas policisë Fredi Rrushi, dy ditë pas denoncimit nga familja Hoxha, më 26 tetor 2021 u arrestua si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve. Sot ai është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje. Dyshimet e para ndaj tij u ngritën kur policia zbuloi një parcelë kanabis në zonën e Dajtit.