Skip to content
Uncategorized

Vrau dhe e hodhi në greminë biznesmenin, Fredi Rrushi kërkon lirinë në Gjykatë: Ishim shokë

· 2 min lexim

Fredi Rrushi kërkon lirin në gjykatën e Apelit. Ai akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Rrushi argumenton se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe për këtë arsye kërkon që të lërë qelin.

Rrushi në ankim thekson se me 43-vjeçarin kanë qenë shok dhe s’ka pasur asnjë arsye për të kryer krimin.

Lirim në Apel ka kërkuar edhe vëllai i tij Pajtim Rrushi duke mohuar që të ketë lidhje me këtë ngjarje. Gjykata e Apelit ende nuk ka caktuar datë  se kur do të mbahet seanca.

Biznesmeni i inerteve Ruzhdi Hoxha 43-vjeçari, baba i dy fëmijëve, pronar i një biznesi inertesh në dalje të Kamzës, zhdukur prej dy javësh është vrarë. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet në një humnerë në zonën e Qafë Mollës në Dajt i mbuluar me gurë dhe zhavorr.

Miku me të cilin ai piu kafen e fundit, Fredi Rrushi tashmë i kapur si person në kërkim për llogari të Italisë, është i dyshuari kryesor për krimin, dhe u arrestua.  Fillimisht gjatë kërkimit të policisë me qen gjurmues u zbulua një xhup me njolla gjaku dhe nisur nga kjo provë policia arriti tek trupi i viktimës.

Zyrtarisht sipas policisë Fredi Rrushi, dy ditë pas denoncimit nga familja Hoxha,  më 26 tetor 2021 u arrestua si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të  narkotikëve. Sot ai është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje. Dyshimet e para ndaj tij u ngritën kur policia zbuloi një parcelë kanabis në zonën e Dajtit.