Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrau biznesmenin Armando Meshau në Vlorë në 2023, Apeli ul dënimin për Rei Metën

18:06 10/06/2024
Reading Time: 4 min lexim

Gjykata e Apelit ka dënuar këtë të hënë me 2 vjet e tre muaj burg, Rei Matën, autorin e vrasjes së biznesmenit Armando Meshau. Ngjarje e ndodhur në Vlorë, në gusht të vitit të shkuar. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, Rei Meta do të vuajë vetem 1 vit e 6 muaj burg. Meta është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seiti. Gjykata e Vlorës në muajin mars e dënoi Rei Metën me 3 vite burg për vrasje nga pakujdesia.

VENDIMI:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale R. M, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia”,  parashikuar nga neni 85 të Kodit Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur në qytetin e Vlorës, ku në lagjen “Hajro Çakërri”, në Rrugën “Sulejman Delvina”, në afërsi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në ambientet e brendshme të internet-kancelari “Number 1”, si pasojë e një konflikti verbal dhe fizik, i pandehuri me iniciale R. M, ka goditur me grusht shtetasin me iniciale A. M, i cili ka ndërruar jetë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin nr. 109/151, datë 20.03.2024 ka vendosur:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit R. M, akuzuar për kryerjen e veprës penale  “Vrasja  nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
-Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen me 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri R. M me 2 ( dy) vjet burgim.
-Vuajtja e dënimit për të pandehurin R. M të fillojë nga dita e arrestimit të tij më datë 07/08/2023 dhe pjesa e mbetur  e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të  bërë nga i pandehuri me iniciale R. M, i cili kërkoi:
1.Ndryshimin e vendimit nr. 109/151 datë 20.3.2024 i Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. 
2.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, në mbështetje te nenit 388/1.e të K.Pr.Penale për shkak se fakti është kryer në prani të një shkaku të përligjur që është mbrojtja e nevojshme, dhe nëse Gjykata nuk bindet për pafajësinë e të pandehurit.
3.Në alternativë deklarimin fajtor të të pandehurit dhe dënimin e tij për veprën penale të “Vrasjes nga pakujdesia”, sipas nenit 85 të K Penal duke u dënuar ai me gjobë.

Gjithashtu, ndaj këtij vendimi kanë ushtruar ankim trashëgimtarët e viktimës të të ndjerit A. M, të cilët janë  shprehur që në lidhje me cilësimin juridikë të veprës penale, kjo gjë është në kompetencë të gjykatës dhe organit të procedurës dhe nuk paraqesim pretendime. Trashëgimtarët e viktimës i  kanë normalizuar marrëdhëniet me njeri- tjetrin dhe nuk kanë pretendime per vendimet e gjykates dhe mosmareveshjet civile do ti zgjidhin me mirëkuptim me njëri tjetrin ose në rrugë gjyqësore civile.

Prokurori pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, z. Genti Xholi, gjatë gjykimit, në seancë gjyqësore parashtroi se:

Qëndrimi, cilësimi juridik dhe lloji i dënimit është i drejtë dhe duhet lenë ne fuqi, për sa i përket masës se dënimit e le ne vlerësimin të gjykatës.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 10.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Diamela Goxha dhe anëtare znj. Valdete Hoxha dhe z. Qemal Zaimi, vendosi:

1.Lënien në fuqi të vendimit nr.151 datë 20.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë sa i takon cilësimit juridik të veprës penale dhe fajësisë së të pandehurit R.M.
2.Ndryshimin e vendimit sa i takon masës së dënimit duke u dënuar i pandehuri R. M me 2 vjet e 3 (tre) muajburgim.
3.Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim.
4.Mospranimin e ankimit të paraqitur nga trashëgimtarët e viktimës për mungesë legjitimimi.

Tiranë, më 10.06.2024

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Ngjarja ndodhi në gusht të 2023 në një kancelari pranë Gjykatës së Vlorës, ku viktima dhe 33-vjeçari, të cilët kishin konflikte pronësie, kishin shkuar të printonin disa dokumente. Fillimisht viktima, Armando Meshau dhe Rei Meta kanë debatur me fjalë dhe më pas ka vijuar sherri me grushte. Gjithçka nisi për një apartament 60 metra katrorë në Radhimë. Sipas dëshmisë së 33-vjeçarit, Meshau do të shpërblehej me shifrën 7 mijë euro. Por Armando Meshau dyshohet se nuk e kishte dokumentin me vete dhe këtu ka nisur konflikti mes tyre.Teksa po diskutonin me njëri-tjetrin, viktima ka folur me tone të larta dhe autori i është kundërpërgjigjur duke i thënë: “mos më ngri zërin” dhe më pas situata ka agravuar. 55-vjeçari mësohet se e ka ofenduar dhe më pas Rei Meta e ka goditur me grushte. Ngjarja është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë, ndërsa diskutimi mes tyre është dëgjuar edhe nga personat e pranishëm.

Etiketa: Armando meshauRei Meta

Të lidhura

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia
Aktualitet

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Nga Sonila Meço: Sa u pagua Giro d’Italia? 7 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Përfitimi publik? Reklamë Shqipërisë tek...

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura
Aktualitet

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit...

17:16 10/05/2025
Para
Të huajt sollën para rekord në 2024, por edhe shqiptarët nuk u kursyen jashtë

Të huajt sollën para rekord në 2024, por edhe shqiptarët nuk u kursyen jashtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.