Skip to content
Kryesore

Vrasja në Tropojë, zbardhet identiteti i viktimës dhe autorit

· 1 min lexim

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur në Tropojë, ku është identifikuar viktima dhe autori i ngjarjes.

Viktima e këtij krimi është shtetasi Artur Dauti, 43 vjeç, ndërsa autori i dyshuar është Flordian Mulaj, 35 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, ku për motive të paqarta, autori ka qëlluar me armë zjarri ndaj Dautit, duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas hetimeve paraprake, viktima dhe autori nuk kishin pasur konflikte të mëparshme, ndërsa ende nuk dihen motivet që çuan në ngjarjen fatale.

Policia ka nisur operacionin për kapjen e autorit dhe ka dërguar forca operacionale në zonë për të lokalizuar dhe arrestuar Flordian Mulaj.