Vrasja në Shkodër, si tentoi të mbrohej një prej vëllezërve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të tjera detaje dalin nga  vrasja e dyfishtë në Shkodër të vëllezërve Bilali, ku një prej viktimave Astrit Bilali në momentin kur është qëlluar me armë nga autorët ka nxjerrë një pistoletë që e mbante me vete.

Astrit Bilali pasi është plagosur ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar disa herë, por e ka pasur të pamundur që të shënjestrojë autorët dhe ka shtënë në mënyre instiktive.

Nga ana tjetër policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar të paktën 30 persona për ngjarjen e një dite më parë. Janë marrë ne pyetje por asnjë prej dëshmive nuk është e vlefshme për të çuar tek zbulimi i autorëve.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj që ishte në Shkodër ka kërkuar me ngulm që policia të zbulojë këtë vrasje të dyfishtë në takimin për 4 orë me radhë si dhe lidhjen me ngjarjet e kaluara kriminale të ndodhura në Shkodër.

Vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, konkretisht 59 dhe 61 vjeç u ekzekutuan mëngjesin e djeshëm rreth orës 09:45 në lagjen “Guerile” në vendin e quajtur “Zooteknika”. Autorët që dyshohet se lëviznin me një “Benz”, dy persona të maskuar, kanë qëlluar me breshëri mbi dy vëllezërit, shumë pranë banesës së këtyre të fundit.

Besohet se viktimat kanë qenë duke shkuar tek motra e tyre që jetonte shumë pranë tyre. Në ato momente dy personat janë afruar me mjetin tip “Benz” dhe i kanë qëlluar me breshëri automatiku për t’u larguar më pas me shpejtësi. Pista kryesore ku po heton policia ka lidhje me ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në Shkodër.

Shpërndaje
Share.

Komento