Një ngjarje e rëndë është shënuar pranë stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë, ku një person ka humbur jetën në ambientet e një poligoni qitjeje.
Viktima është identifikuar si Bledi Hasani. Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e incidentit, ndërsa ende nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërkohë që hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen.