Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja në ish-Bllok/ Kush është gjyqtari pa vetting që liroi Ervis Martinajn

19:01 03/05/2019
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme u bë e njohur qe Ervis Martinaj, i vetmi që qëndronte në burg pas vrasjes së ndodhur në zonën e ish-Bllokut u lirua nga gjykata, po kush është gjyqtari që e liroi?

Artan Gjermeni liroi nga qelia Ervis Martinajn kundrejt garancisë pasurore 5 mln lekë.

Sipas burimeve të “shqiptarja.com,” edhe pse tre prokuroret Anisa Qilimi, Artan Lulo dhe Kreshnik Ajazi kundërshtuan duke kërkuar që për Martinajn të mbetet në fuqi masa arrest me burg, pasi është në hetim për shtatë akuza, Gjermeni vendosi që ta nxirrte nga qelia.

Emri i Ervis Martinajt dhe vetë dosja e vrasjes në ish-Bllok nuk ishin të panjohura për gjyqtarin Artan Gjermeni. Vitin e kaluar pas vrasjes në ish-Bllok në datë 4 tetor, gjyqtari i Tiranës, Gjermeni vendosi masën e sigurisë 30 ditë burg për Martinajn, me argumentin se nuk ishte faktuar që celulari i ekspertuar në Izrael i përkiste atij.

Artan Gjermeni, prej vitesh është në sistemin e drejtësisë, ndërsa ende nuk ka kaluar në filtrin e vettingut. Ai ka një karrierë të gjatë, ndërsa ka gjykuar dosje të rëndësishme.

I njohur si kryetar i Gjykatës së Lushnjës, pas viteve 2000, kur aty u zhvilluan gjyqet për “Bandën e Lushnjes”.  Për vendimet e dhëna ai u akuzua nga Partia Demokratike si i lidhur me Aldo Baren.

Në vitin 2006 nisi një procedim disiplinor nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me kërkesë të ministrit të asaj kohe të drejtësisë Aldo Bumçi. Ai e akuzonte Gjermenin që tashmë kishte kaluar në gjykatën e Kavajës dhe që mbante edhe detyrën e anëtarit të KLD-së për shkelje në detyrë dhe për parregullsi në deklarimin e pasurisë. Gjermeni i shpëtoi shkarkimit pasi KLD votoi në favor të tij. Megjithatë ai u largua nga Kavaja në Elbasan ku qëndroi deri në vitin 2011.

Me një vendim të KLD-së, Gjermeni kthehet në Tiranë në Gjykatën e Shkallës së Parë, detyrë që e mban edhe sot. Ai ka qenë pjesë e çështjeve të rëndësishme. Një prej tyre ishte çështja ndaj Konstandin Xhuvanit, djalit të ish-deputetes së PS-së, Luiza Xhuvani ku Gjermeni ishte pjesë e trupës së gjykimit. Xhuvani i shpëtoi burgut të përjetshëm ndërsa çështja është në gjykim në shkallët e tjera. Si gjyqtar ai ka qenë edhe në në Kolegjin Penal në çështjen në ngarkim të ish-guvernatorit Fullani.

Në janar të vitit 2016 gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Gjermeni u bë i njohur edhe për një tjetër ngjarje, pasi u paraqit i plagosur në QSUT. Vetë gjyqtari Gjermeni pohoi asokohe se është plagosur aksidentalisht në dorë në ambientet e shtëpisë, konkretisht pasi është rrëzuar në garazh. Makina e tij iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm policor, për shkak të hetimeve për plagosjen e tij, ndërsa iu gjetën 20 mijë euro.  I pyetur për paratë e sekuestruara, gjyqtari tha se ishin të ardhura të familjes.

Etiketa: artan gjermeniervis martinajgjyqtariish-bllokliroivrasja

Të tjera

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten
Aktualitet

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

Edhe pse kostot e importeve ushqimore kanë rënë prej tre vitesh me radhë, Shqipëria po përjeton një rritje të pandalshme...

15:11 10/12/2025
Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion
Aktualitet

Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

Në korrik të këtij viti Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur nga ministri i...

14:06 10/12/2025
Para

Grabitja në Rinas. Dy qytetet ku po kërkohet Klement Çala

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

15:11 10/12/2025
Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

Skandali Elbit zgjerohet: Rama firmos kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

14:06 10/12/2025
12 milionë euro për Lefter Lamajn dhe Gëzimin e Kashtës/ Çfarë fshihet pas firmës së Arlinda Pogajt dhe ku është SPAK?

12 milionë euro për Lefter Lamajn dhe Gëzimin e Kashtës/ Çfarë fshihet pas firmës së Arlinda Pogajt dhe ku është SPAK?

13:03 10/12/2025
Arrestohet Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik droge në Krujë e Nikël

Arrestohet Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik droge në Krujë e Nikël

09:54 10/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.