Prokuroria e Durrësit ka shpallur në kërkim Talo Çelën, pasi dyshohet se ai ka kryer ekzekutimin e dy vëllezërze në Durrës, Besmir dhe Viktor Haxhia. Çela akuzohet të ketë vrarë dy vëllezërit në Durrës, ngjarje e ndodhur më 27 prill të këtij vitit. Çela është një nga të pandehurit e megagrabitjes në Rinas, ku u vodhën 4.6 mln euro.
Ai akuzohet se ka ndihmuar në modifikimin e furgonit, duke e kthyer në një mjet hetimor për të t’u futur lehtë në aeroportin e Rinasit dhe për të kryer grabitjen.
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, (SPAK), ka përfunduar hetimet për grabitjen e Rinasit dhe në një njoftim për mediat, SPAK bëri me dije se janë marrë të pandehur 8 persina: Klement Cala, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Saimir Cela, Eltjon Pikli, Renaldo Sula, Talo Cela, Alkond Bengasi. Ata akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal, dhe në bazë të hetimeve është provuar se kishin nisur të realizonin planin e grabitjes shumë kohë përpara, ndërkohë që i vetmi që nuk ka rënë në pranga është pikërisht Talo Çela.
Emri i Çelës në lidhje me ekzekutimin e dyfishtë në Durrës, mësohet se ka dalë nga goja e të riut që pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë, Klevis Alla. Aktualisht në burg në lidhje me këtë ngjarje, përveç Allës ndodhet Altin Ndoci. Ky i fundit akuzohet nga prokuroria edhe për vrasjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt.
Vëllezërit Haxhia u ekzekutuan më 27 prill brenda makinës së tyre, të llojit “Voklsëagen”, me 55 plumba. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre. Sapo të dy vëllezërit dolën nga banesa dhe iu drejtuan parkut, 3 persona iu dolën para me një makinë tëllojit “Toyota”, viktimat ndaluan dhe ata nisën të qëllojnë drejt tyre.