Vrasja me snajper e 23-vjeçarit që kishte dalë të pijë cigare në ballkonin e apartamentit të tij në një pallat në Vlorë ka tronditur opinionin publik, por edhe policinë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku ndodhet në Drejtorinë e Vlorë që prej mëngjesit të djeshëm ku ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes.
Gjithashtu po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Deri më tani janë grumbulluar një numër i madh i pamjeve filmike në zonë dhe në itinerarin që kanë lëvizur autorët.
Vlen të theksohet se Vlora është blinduar paraditen e sotme, pasi babai i viktimës Sokol Sinomati ka lënë qelinë për të marrë pjesë në varrimin e të birit.