Skip to content
Kryesore

Vrasja e Licit dhe Bushatit, detaje të reja

· 1 min lexim

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me atentatin tragjik që ndodhi në Shkodër, ku 4 persona humbën jetën.

Sipas deklaratave të disa qytetarëve, dy javë para ngjarjes, autorët e atentatit lëviznin në qytet me një mjet që u përdor në sulm dhe prezantoheshin si efektivë të policisë.

Sipas dëshmive, deklaronin se ishin pjesë e forcave të rendit, duke krijuar një imazh të besueshëm tek qytetarët.

Në momentin e atentatit, mjeti i dyshuar ka qenë përpara viktimave dhe është parakaluar.

Aktualisht, dy persona janë shpallur në kërkim, por ka shqetësime në lidhje me reagimin e policisë, pasi këta persona dyshoheshin për shkëmbim zjarri që ndodhi disa muaj më parë.

Një kallëzim i mëparshëm nga Bushati për një atentat të dështuar, i cili u regjistrua me video, nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga autoritetet.