Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e Jurgen Kurtit me pagesë? Ngjarja e plotë

17:13 28/03/2019
Reading Time: 3 min lexim

Të shumta ishin dyshimet mbi vrasjen e 26-vjeçarit, Jurgen Kurti, mbrëmjen e 18 marsit në rrugën “Zef Jubani” në kryeqytet.

Ndërkohë që dy ditë më parë policia njoftoi se kishte arrestuar tre të rinj në lidhje me ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim një të katërt.

Në dosjen hetimore janë zbardhur të gjitha lëvizjet e të dyshuarve para dhe pas ngjarjes dhe provat që i implikojnë në krim, por nuk del i qartë motivi se përse është ekzekutuar Kurti dhe kush ishte porositësi, pasi dyshimet janë për një vrasje me pagesë.

Të arrestuarit për vrasjen e Kurtit janë, Olsi Qalliaj, Elsi Levendi dhe Alesio Berberi dhe të shumëkërkuarin Klodian Bane (Buxhaku).

Pas ekzekutimit të 26-vjecarit, hetuesit u vunë në ndjekje të një makine tip Mercedez Benz, E Clas, ngjyrë gri, e cila u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendngjarja.

Kamerat e sigurisë në zonë kishin fiksuar makinën në fjalë, e cila kishte disa karakteristika dalluese: kishte një antenë në pjesën qendrore të xhamit të pasmë dhe kur frenonte, drita e frenës tek pjesa e bagazhit, nuk ndizej e plotë.

Automjeti është fokusuar për herë të parë rreth orës 20:00, teksa hyn kundravajtje pikërisht në vendin ku dy orë më vonë, u vra Kurti dhe bën tri xhiro. Nga aty, del tek posta nr.8 më pas në rrugën “Sulejman Delvina”. Targa e mjetit rezultonte e vjedhur.

Sipas asaj çfarë tregojnë pamjet, automjeti që më vonë rezultoi të ishte në pronësi të Klodian Banes, shkon tek vendi i ngjarjes dhe ndalon për rreth një orë. Drejtuesi del disa herë dhe shfaqet teksa fotografon shkallën e pallatit të Jurgen Kurtit. Elsi Levendi ndërkohë dallohet që vjen nga posta dhe ulet tek kafja ngjitur me hyrjen e një palestre, në të cilën ndodhej Kurti.

Katër orë më parë, ai kishte marrë porosi me mesazh që të mbante nën vëzhgim Jurgen Kurtin.

“Kalo pak tek lagjja mbrapa postës dhe shiko Jurgen Kurtin. Më thuaj nëse e sheh këtë person”.

Levendi shkruan se nuk e njihte personin, por i ka ardhur sërish një mesazh tjetër, “vetëm rri aty, nëse e shikon më njofto”.

Në momentin kur Jurgen Kurti ka dalë nga palestra, Levendi shkruan: “Doli një person, por nuk jam i sigurt nëse është Jurgen Kurti”.

“Është një djalë i gjatë, i bëshëm”, i përgjigjet mesash shkruesi.

Momentet kur Levendi shkëmben mesazhet janë fiksuar nga kamerat. Fill më pas vritet Kurti. Edhe ekzekutimi i të riut është filmuar. Nga këqyrja rezulton se prej Benzit del një person dhe pasi merr diçka në dorë, bën veprime të njëjta me ato të qitjes me armë. Benzi fillon lëvizjen drejt ish-lokal Shushicës e më vonë konstatohet tek Kopshti Zoologjik.

Ndërkaq, Levendi del përpara postës dhe merr një taksi e niset drejt digës së Liqenit. Aty ndalon për të blerë një paketë cigare. Rikthehet në makinë dhe më vonë shfaqet në afërsi të Liqenit të Thatë. Aty ngjitet në automjetin Benz.

Pranë Benzit mbërrin dhe një automjet tip Audi, në pronësi të Olsi Qalliajt, që shfaqej në kamera pranë vendit të ngjarjes. Pasi bëhen bashkë të rinjtë, njëri prej tyre shkëputet me një qese dhe shkon drejt liqenit të Thatë, ndërsa dy të tjerët, ikin ne drejtim të pallateve. Të tre dalin 25 minuta më vonë. Njëri ikën me Audi, tjetri shkon merr qesen, ndërsa i treti kthehet në shtëpi.

Të nesërmen ata lëvizin Benzin, ndalojnë fillimisht në një market ne zonë, e më pas fillojnë lëvizjen normale.

Në ndihmë të policisë erdhën sërish kamerat, që fiksuan targën e makinës, e cila rezultoi në pronësi në Klodian Banes. Në këtë mënyrë, u ra në gjurmët e personave të dyshuar, tre prej të cilëve gjykata caktoi “masën e arrestit me burg”./bw

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para

Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Spanjë, policia hedh dyshimet e para

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English