Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e dyfishtë për një kafe në Manëz, arrestohen 4 persona: zbardhet zinxhiri i përplasjes që solli tragjedinë

10:10 23/10/2025
Reading Time: 3 min lexim

Ngjarja absurde që tronditi Durrësin në orët e para të 22 tetorit, ku dy të rinj humbën jetën për një konflikt banal në një lokal në Manëz, ka marrë një tjetër kthesë pas hetimeve të thelluara të Policisë së Durrësit dhe Prokurorisë. Katër persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe autori i dyshuar i njërit prej vrasjeve.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, janë arrestuar për moskallëzim të krimit:
E. C., 25 vjeç, E. K., 21 vjeç, si dhe vëllezërit T. B., 37 vjeç dhe E. B., 34 vjeç, të gjithë banues në Manëz.

Në kërkim janë shpallur Daniel Pepa, 21 vjeç, banues në Manëz, i dyshuar për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”, si dhe G. A., 30 vjeç, banues në të njëjtën zonë, i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit”, “mbajtje pa leje të armëve” dhe “moskallëzim të krimit”.

Hetimet kanë zbardhur me detaje dinamikën e përplasjes fatale. Rreth orës 01:25 të mëngjesit, Daniel Pepa kishte hyrë në lokal dhe ishte konfliktuar verbalisht me kamarierin, pasi ky i fundit i kishte thënë se ekspresi i kafesë ishte fikur. Në debat ishte përfshirë edhe Flori Paluçi, 33 vjeç, i cili ndodhej në lokal me disa shokë, mes tyre i arrestuari E. C..

Pas shkëmbimit të fjalëve dhe ofendimeve, Daniel Pepa është larguar me automjet, por është kthyer menjëherë më pas i shoqëruar nga E. K. dhe Aranit Kurti, 23 vjeç, që ishte miku i tij. Sipas hetimeve, kur tre të rinjtë kanë tentuar të futen sërish në lokal, Flori Paluçi ka dalë jashtë dhe dyshohet se ka qëlluar i pari me armë zjarri në tokë, si paralajmërim.

Në atë moment, Daniel Pepa ka hapur zjarr në drejtim të Paluçit, duke e plagosur rëndë. Flori Paluçi, i plagosur, ka arritur të qëllojë në drejtim të grupit përballë, ku plumbat kanë prekur Aranit Kurtin, që mbeti i vdekur në vend. Brenda pak sekondash, përplasja mes djemve të një zone të vogël u kthye në vrasje të dyfishtë.

Pas të shtënave, Daniel Pepa dhe bashkëfshatari i tij G. A. janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa Flori Paluçi dhe Aranit Kurti u gjetën pa shenja jete pranë lokalit.

Ngjarja, që nisi nga një mosmarrëveshje për një kafe, ka tronditur vendin për absurditetin e saj. Të dy viktimat ishin të njohur në zonë, ndërsa të rinjtë e përfshirë kishin lidhje miqësore e familjare mes tyre.

Policia ka sekuestruar pamje sigurie dhe prova balistike që pritet të ndihmojnë në saktësimin e sekuencës së të shtënave dhe identifikimin e armëve të përdorura.

“Në drejtimin e Prokurorisë po punohet intensivisht për të siguruar çdo provë që do të ndihmojë dokumentimin e përgjegjësisë penale të secilit prej personave të përfshirë në këtë rast”, njofton Policia e Durrësit.

Ndërkohë, forcat e rendit po zhvillojnë kërkime të zgjeruara për kapjen e Daniel Pepës dhe G. A., që ndodhen ende në arrati.

Një debat i çastit, disa fjalë të nxituara dhe një armë e gatshme për përdorim mjaftuan që një natë e zakonshme në Manëz të përfundojë me dy të vrarë dhe gjashtë të rinj të përfshirë në zinxhirin e një tragjedie që tronditi gjithë vendin.

Të tjera

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës
Aktualitet

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u zhvillua seanca përmbyllëse ku ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës paraqitën...

15:15 18/02/2026
Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori
Aktualitet

Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori

Shqipëria mbylli ëndrrën e saj olimpike në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, duke përfunduar një kapitull që do të mbetet...

14:56 18/02/2026
Para
Vranë dhe groposën babanë, Gjykata jep vendimin për familjen Meta: djali dënohet me burgim të përjetshëm

Vranë dhe groposën babanë, Gjykata jep vendimin për familjen Meta: djali dënohet me burgim të përjetshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës

15:15 18/02/2026
Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori

Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori

14:56 18/02/2026
Në kërkim me “arrest me burg”, Ermal Beqiri merr 2.6 mln euro nga KLGJ

Në kërkim me “arrest me burg”, Ermal Beqiri merr 2.6 mln euro nga KLGJ

12:50 18/02/2026
Tensione në Rrjoll, përplasje me Policinë, 6 banorë shoqërohen pasi bllokuan “Gener 2”

Tensione në Rrjoll, përplasje me Policinë, 6 banorë shoqërohen pasi bllokuan “Gener 2”

12:12 18/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.