Vrasja e djalit të policit shqiptar, zbulohet e shkuara kriminale e viktimës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Meinestraße në rrethin Wolfsburg Vorsfelde të Gjermanisë.

Një atentat u bë ndaj dy të rinjve shqiptarë, të cilët ishin edhe kushërinj bashkë. Një 20-vjeçar nga Mati mbeti i pajetë, ndërsa i riu tjetër është në gjendje kritike për jetën.

Keidi Pasha është 20-vjeçari që mbeti i pajetë pasi mori 6 plumba në trup. Mësohet se viktima ishte djali i një punonjësi policie në Burrel. Rezulton se 20-vjeçari ka pasur precedentë të mëparshëm penalë në Shqipëri.

Në vitin 2014 ai është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Në atë kohë vetëm 15 vjeç, Keidi u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë me 3 vite 6 muaj burg.

Arrestimi i tij u krye në Burrel, pas njoftimit të marrë nga Policia se një grup të rinjsh po kryente qitje me armë.

Duke qenë se ishte i mitur, Gjykata e Apelit në Tiranë kërkoi pezullimin e vendimit, duke e vënë në provë për një periudhë 2 vjeçare.

Keidi Pasha, 20 vjeç, është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e 13 gushtit në Ëenden, një qytet mes Hanoverit dhe Volvsburgut. I riu nga Burreli ishte bashkë me një kushëri të tij, në momentin kur u qëllua me armë nga një person nga një makinë në lëvizje.

Mendohet se fillimisht ka patur një konflikt midis disa personave, ku dyshohet se dy personat e tjerë kanë qenë shqiptarë.

Konflikti ka vazhduar, duke përfunduar në humbjen e 20-vjeçarit Keidi Pasha.

Shpërndaje
Share.

Komento