Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e Denis Lokës në Greqi, detaje tronditëse nga vëllezërit Enis dhe Aleksandros

12:11 10/10/2024
Reading Time: 2 min lexim

Detaje të reja rrënqethëse mësohet për rastin e rëndë të vrasjes në Greqi të Denis Lokës, nga vëllezërit Enis dhe Aleksandros Loka. Enis dhe Aleksandros Loka janë lënë në burg, pasi ekzekutuan kushëririn e tyre 28-vjeçar në Kypseli. Kushëriri Denis Loka dyshohet se ka abuzuar seksualisht me ta, kur ata kanë qenë fëmijë. Vëllezërit, 19 dhe 17 vjeç kanë dalë në takim me viktimën me qëllimin e vendosur, për t’u hakmarrë, për atë që ai kishte bërë me ata, kur kishin qenë fëmijë. Familjarët e kishin këshilluar Denis Lokën që të mos shkonte në Greqi e mos të takonte kushërinjtë.Babai i dy autorëve, që kishte telefonuar Denis Lokën ishte në dijeni për makthin që kishin përjetuar djemtë e tij. Madje, mësohet se 28-vjeçari Denis Loka i ka rrëfyer detaje të neveritshme babait të vëllezërve. Nëna e autorëve ka mësuar detaje nga krimi vetëm pas ngjarjes. Mbi 10 persona nga rrethi familjar i viktimës dhe autorëve kishin dijeni mbi abuzimet e Denis Lokës me dy kushërinjtë e tij. Avokati ka thënë se viktima kishte shqetësuar dy vëllezërit deri vonë. Tronditja ishte e madhe, pasi dy vëllezërit që vranë 28-vjeçarin bënin jetë tepër të rregullt dhe nuk kishin pasur asnjë precedent në jetën e tyre.

Por ky nuk është rasti i parë në shoqërinë shqiptare ku rastet e përdhunimit mbulohen nga familjarët për shkak të stigmës. Shumë herë në vendin tonë më shumë akuzohet dhe sulmohet viktima se sa abuzuesi. Fjalitë që ndjekin gjithmonë viktimën janë nga më të ndryshmet, por ato më tipike janë: ”Epo e ka kërkuar vetë, nuk duhet të dilte në atë orar”, “nuk duhet të ishte veshur ashtu”, por çuditërisht në shumicën e rasteve nuk thuhet se çfarë monstruziteti ka kryer abuzuesi. Shpesh herë nëpër rrjetet sociale, shikohet një lloj avokatie kundrejt abuzuesve që duket sikur i vret për së dyti viktimat. E kjo ka sjellë që në shumicën e rasteve viktimat e abuzimeve seksuale të mos flasin në publik, të mos i denoncojnë për shkak të reagimit të opinionit publik. Por nuk janë edhe të paktat rastet kur këo viktima flasin tek familjarët e tyre, duke treguar dhimbjet dhe ngjarjen e tmerrshme që ju ka ndodhur. Po përsëri ka një lloj stigme, një mentalitet të mbyllur e madje të kalbur në shoqërinë tonë ku shpesh herë këto familjarë i thojnë viktimës: ”HESHT”, turp kush na dëgjon, nuk do e përsërisë më, mos ta marrë vesh kush, e kjo nuk sjell asgjë tjetër përveçse një vrasje të dytë për viktimën ku shpesh herë këto viktima mbyllen në vetvete, vdesin për së gjalli duke u larguar nga shoqëria, nga familjarët, nga jeta, nga studimet, por nuk janë aspak të rralla rastet kur viktimat kanë kryer vetëvrasje. Ama në Shqipëri janë rregjistuar dhe rastet kur viktimat pas një periudhë kohore kanë marrë hak kundrejt abuzuesve duke i vrarë ato. Ndaj stigma nuk duhet në asnjë moment të kryhet mbi viktimën, por mbi abuzuesin.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: abuzim seksualdenis lokady vellezeritviktimavrasje ne Greqi

Të tjera

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh
Aktualitet

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Një kufomë është konstatuar këtë të enjte në një zonë malore pranë Krrabës, në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit, ndërsa...

15:52 18/06/2026
Para
Presidenti turk Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Presidenti turk Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Lajmet e fundit

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English