Vrasja në Astir! Qëlluan me breshëri plumbash, kamerat filmojnë autorët e vrasjes, të pamaskuar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ngjarja e rëndë e Astirit tronditi sot të gjithë kryeqytetin.

28-vjeçari i identifikuar si Vilson Tafçiu u qëllua për vdekje në rrugën “Teodor Keko”.

Tafçiu ka qenë në një lokal i shoqëruar nga dy femra, kur një veturë me disa persona ka shkuar pranë lokalit dhe e kanë thirrur në emër.

28-vjeçari pasi ka dëgjuar emrin është çuar nga tavolina e ka dalë jashtë.

Ai u qëllua me breshëri plumbash, ku si pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme.

Së fundmi, bëhet me dije se personat që ekzekutuan 28-vjeçarin janë fokusuar nga kamerat e sigurisë.

Ata kanë qenë të pamaskuar.

Sipas dëshmitarëve, njëri prej autorëve ka qenë i gjatë dhe me mjekër.

Autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërkohë që policia po heton në disa pika.

Shpërndaje
Share.

Komento