Një tjetër person është shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Garunjas të Lushnjes. Policia ka shpallur në kërkim 20-vjeçarin M.H., djali i një prej të përfshirëve në ngjarje, Kastriot Hasalla. Ai dyshohet se është përfshirë gjithahstu në konflikt dhe tashmë kërkohet të japë sqarime nëse ka pasur apo jo dorë në vrasje. Ndërkohë, vijojnë kërkimet pr vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla, që deri tani janë të dyshuarit kryesor për vrasjen dhe plagosjet.
Po ashtu, gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri, e cila mund të jetë arma me të cilën është kryer krimi.
Njoftimi shtesë i policisë për ngjarjen:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Garunjas, si rezultat i veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim edhe shtetasi M. H., 20 vjeç, djali i shtetasit K. H.
Njëkohësisht, gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar 1 armë gjahu që dyshohet se mund të jetë arma me të cilën autori ka kryer krimin.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:30 në Garunjas të Lushnjes. Afrim dhe Kastriot Hasalla vranë me armë zjarri kushëririn e tyre 30-vjeçar dhe plagosën babanë dhe dy vëllezërit e tij. Të plagosurit janë dërguar me urhjencë në spital, ndërsa mësohet se konflikti për pronën vazhdonte prej kohësh.