Vrasja brutale në Glyka Nera, çfarë pritet të dalin në dritë këtë javë?

Vrasja brutale në Glyka Nera, tronditi disa muaj më parë Greqinë. Ku piloti grek vrau në mënyrë makabre gruan e tij në sy të foshnjës. Këtë javë si raportojnë edhe mediat greke pritet të dalin detaje të reja në lidhje me vrasjen brutale të Caroline nga burri i saj, Babis Anagnostopoulos.
Avokati i autorit, Alexandros Papaioannidis,ka paralajmëruar se brenda javës do të kemi rezultatet nga kamerat, biseda telefonike por dhe informacione për llogari sekrete bankare, ku sipas tij do të sqarohen edhe motivet e krimit të rëndë që tronditi të gjithë Greqinë. “Është një javë gjatë së cilës çështja po evoluon në nivelin e marrjes në pyetje. “Ne jemi duke pritur raporte për çështje bankare të fshehta, biseda telefonike dhe kamerën, që do të konfirmojnë pretendimet e veprimit të rrëfyer të klientit tim në lidhje me motivimin e ngjarjes” -tha ai.
Po ashtua i ka mohuar në mënyrë kategoruike që në këtë ngjarje të ketë bashkëpunëtorë të tjerë, duke theksuar se “ata janë hetuar si nga policia ashtu edhe gjatë marrjes në pyetje”. I pyetur për motivet e autorit të krimit, z. Papaioannidis vuri në dukje se “ishte një krim, të cilin ngjarjet e asaj nate fatale e shkaktuan atë”.Gjithashtu ai ka theksuar se ndër të tjera në 7 tetor do të sqarohet edhe në lidhje me kujdestarinë e fëmijës.