Vota e emigrantëve, Celibashi: Do bëjmë një listë të re për diasporën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioneri i ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka diskutuar me Këshillin e Diasporës lidhur me çështjen e votës së emigrantëve. Ai premtoi që emigrantët do të votojnë në vendet ku ndodhen, pa qenë nevoja të vijnë në Shqipëri.

Kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi theksoi se vota e Diasporës është në krye të prioriteteve të agjendës së tij mjaft të ngjeshur. “Personalisht kam gjithë angazhimin që çështja e votës së Diasporës të ketë prioritet absolut në agjendën time si Komisioner dhe në agjendën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sigurisht nuk është një çështje shumë e lehtë duke llogaritur kohën e mbetur. Unë nuk jam këtu për t’u justifikuar, por për t’u munduar të bëj çdo gjë brenda kohës që ka mbetur. Unë si Komisioner jam duke përgatitur drafte për ta formuar këtë proces në përputhje me ligjin. Besoj në një periudhë dy javore do arrij të miratoj aktet përkatëse për të këtë çështje. Ende nuk kam detaje teknike se si kjo çështje do të qaset, por dua t’ju siguroj që është në krye të agjendës time. Do të doja të ishte dhe një arritje profesionale e imja që për herë të parë emigrantët të votojnë nga aty ku jetojnë.”

Celibashi sqaroi se lista e emigrantëve do të ketë një vëmendje të veçantë: “Ndryshimet e ligjit nuk mendoj se do të ndikojnë në procesin e votës së Diasporës. Ne jemi në proces pune dhe lidhur me listën e zgjedhëse dhe Komisioni do të përcaktojë se si do të procedohet me listën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Publikimi i listës së zgjedhësve për momentin ka të bëjë me gjithë shqiptarët ne tërësi, ndërsa lista e emigrantëve do të ketë një vëmendje të veçantë.”

“Diaspora shqiptare e meriton këtë të drejtë dhe ju do të mbeteni në histori për realizimin e kësaj çështjeje”, tha biznesmeni Lazim Destani gjatë komunikimeve të tij.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento