Vodhën 175 milionë lekë dhe 50 mijë franga brenda “Range Rover-it”, arrestohen 2 autorët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë, pasi akuzohen se i kanë vjedhur një personi në një makinë një shumë të madhe lekësh.

Në një njoftim për shtyp, blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Kombinacioni”, u bë arrestimi në flagrancë i tyre në qytetin e Fierit, konkretisht i shtetasit me inicialet D. H., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” si dhe i shtetasit me inicialet G. K. 44 vjeç, banues në Tiranë; i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.

Këta dy shtetas kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit me inicialet F. B., dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit.

Në momentin e kapjes, këtyre shtetasve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi parash prej 17.5 milion lekësh të reja dhe 50 mijë franga.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Policia e Shtetit

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor “Kombinacioni”. Zbardhet në kohë rekord vjedhja e një shume të madhe parash në automjetin e shtetasit F. B. Identifikohen, lokalizohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 17.5 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga.
Strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas denoncimit të marrë nga shtetasi F. B., se më datë 22.05.2020, rreth orës 19:00, pranë Qendrës Kristal, në zonën e Komunës së Parisit, persona të paidentifikuar i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash prej 20 milionë lekësh të reja dhe 50 mijë franga, në automjetin e tij tip “Range Rover”, organizuan punën per zbulimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Falë veprimeve të shpejta, informacioneve të marra në rrugë operative dhe ndjekjes intensive për 24 orë u bë i mundur zbulimi dhe identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje.
Po në vijim të punës intensive dhe veprimeve hetimore u bë lokalizimi i vendndodhjes së autorëve dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Kombinacioni”, u bë arrestimi në flagrancë i tyre në qytetin e Fierit, konkretisht:
D. H., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”; G. K. 44 vjeç, banues në Tiranë; i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit F. B. dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit.
Në momentin e kapjes, këtyre shtetasve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi parash prej 17.5 milion lekësh të reja dhe 50 mijë franga.
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Shpërndaje
Share.

Komento