Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

VOA: Parlamenti në Sri Lanka zgjedh presidentin e ri të vendit

19:31 20/07/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme Parlamenti në Sri Lanka ka zgjedhur presidentin e ri të vendit, pas protestave të shumta që po zhvillohen prej disa ditësh tashmë të cilat detyruan presidentin e kaluar të jepte dorëheqje. Parlamenti zgjodhi president Ranil Wickremesinghen, ish-kryeministrin që nuk gëzon mbështetjen e protestuesve. Vendi po përballet me vështirësi të mëdha financiare, mungesa në ushqime, karburant dhe ilaçe dhe ka kërkuar ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar për një paketë shpëtimi financiare.

Ligjvënësit në Sri Lanka votuan të mërkurën për të emëruar president të vendit Ranil Wickremesinghen, i cili ushtronte përkohësisht detyrën e presidentit. Ai ishte emëruar kryeministër në muajin maj nga ish-Presidenti Gotabaya Rajapaska, që u largua nga vendi javën e kaluar pasi mijëra protestues hynë në godinat qeveritare duke kërkuar dorëheqjen e tij. Duke kërkuar dorëheqjen edhe të vetë zotit Wickremesinghen, protestuesit kishin hyrë edhe në godinën ku gjendej zyra e tij në kryeministri, si dhe në shtëpinë e tij, të cilës i vunë edhe flakën. Megjithatë, ligjvënësit shpresojnë se ai do ta nxjerrë vendin nga një krizë rrënuese ekonomike dhe politike.

“Ranil Wickremesinghe është zgjedhur nga parlamenti me shumicë të thjeshtë si presidenti i tetë ekzekutiv i Republikës Socialiste Demokratike të Sri Lankas”, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i Parlamentit, Dhammika Dasanayake.

Fitorja e zotit Wickremesinghe, që kundërshtohet nga shumë qytetarë të zakonshëm të Sri Lankas, mund të sjellë demonstrata të mëtejshme nga njerëzit e zemëruar me elitën politike pas muajsh të tërë mungesash në ushqime, karburant dhe ilaçe, u shprehën disa nga pjesëmarrësit në protesta.

“Ekonomia e vendit është sot në një situatë shumë të vështirë. Djemtë dhe vajzat po kërkojnë një ndryshim të sistemit. Ka shumë probleme në botë dhe ne duhet të veprojmë pa u përfshirë nga to. Që të lëvizim përpara duhet të hartojmë një program të ri. Ajo çfarë njerëzit po kërkojnë nuk është politika e vjetër. Parlamenti duhet të bashkohet për t’u përballur me këto probleme”, tha presidenti i zgjedhur, Ranil Wickemesinghe.

 

Kandidati tjetër kryesor, ligjvënësi i partisë në pushtet Dullas Alahapperuma, ishte më i pranueshëm për protestuesit. Opozita nuk ka përvojë në qeverisjen qendrore, ndërsa importet kanë shteruar dhe vendi ka nevojë për një paketë financiare shpëtimi nga FMN-ja. Parlamenti prej 225 anëtarësh i dha 134 vota zotit Wickremesinghe dhe 82 vota zotit Alahapperuma. Një kandidat i tretë, Anura Kumara Dissanayaka, mori vetëm tre vota./VOA

Të tjera

Të moshuarit po varfërohen: Hendeku mes pensioneve dhe pagave po rritet pa mëshirë
Aktualitet

Të moshuarit po varfërohen: Hendeku mes pensioneve dhe pagave po rritet pa mëshirë

Çdo vit që kalon, jeta për të moshuarit bëhet më e vështirë. Çmimet rriten, shpenzimet e domosdoshme shtohen, ndërsa pensionet...

18:39 24/08/2025
Me kokën ulur para drejtësisë: Shqiptari që vrau gruan para fëmijëve del në gjykatë në Volos
Aktualitet

Me kokën ulur para drejtësisë: Shqiptari që vrau gruan para fëmijëve del në gjykatë në Volos

Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar i dyshuar për vrasjen brutale të bashkëshortes së tij, Marjola Nakoleci, është paraqitur paraditen e së...

13:08 24/08/2025
Para
Horoskopi sot, 21 korrik 2022

Horoskopi sot, 21 korrik 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Të moshuarit po varfërohen: Hendeku mes pensioneve dhe pagave po rritet pa mëshirë

Të moshuarit po varfërohen: Hendeku mes pensioneve dhe pagave po rritet pa mëshirë

18:39 24/08/2025
Me kokën ulur para drejtësisë: Shqiptari që vrau gruan para fëmijëve del në gjykatë në Volos

Me kokën ulur para drejtësisë: Shqiptari që vrau gruan para fëmijëve del në gjykatë në Volos

13:08 24/08/2025
Mashtrim i madh në Drilon, rrezikohet trashëgimia/ Fatmir Bektashi shet apartamente në ajër, pa leje, në zonë të mbrojtur

Mashtrim i madh në Drilon, rrezikohet trashëgimia/ Fatmir Bektashi shet apartamente në ajër, pa leje, në zonë të mbrojtur

10:39 24/08/2025
Horoskopi sot, 13 shkurt 2023

Horoskopi: 24 gusht 2025

09:39 24/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.