Inspektoriati Ndërtimor në Vlorë ka vijuar aksionet për prishjen e ndërtimeve pa leje në kanalin e ujërave të larta, një hap i ndërmarrë nga Bashkia e Vlorës pas përmbytjeve të 4 Tetorit.
Ermal Dredha, u shpreh se pas përmbytjes ka filluar evidentimi i të gjitha segmenteve ku ndodhen kanalizimet.
Aksioni është mbështetur edhe nga deleguari politik i qarkut, Bledi Çuçi, i cili deklaroi se masat e marra do të kontribuojnë në parandalimin e situatave të ngjashme në të ardhmen.