Rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm një 14-vjeçar në Vlorë është transportuar i vdekur për në spitalin e qytetit.
Adoleshenti me inicialet P.P është dërguar pa shenja jete në spital, ndërsa nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së 14-vjeçarit.
Aktualisht trupi ndodhet në morgun e spitalit dhe pritet autopsia e trupit të viktimës për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.