Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se vlerëson dhe mbështet çdo punonjës të drejtësisë që vepron në përputhje me ligjin, pavarësisht bindjeve të tij politike.
Ai theksoi se akuzat e tij janë të mbështetura në dokumente zyrtare dhe jo thjesht në deklarata politike.
“Po dal në mbrojtje të Kushtetutës. Nuk do pranoj më atë që ndodhi. Sa i përket SPAK-ut, vlerësoj në shkallë maksimale çdo punonjës të çdo institucioni që zbaton ligjin pavarësisht nga bindjet e mia. Nuk mundem kurrë të pajtohem me prokurorë apo gjykatës që flenë mbi krimin, që pasurohen në pazare me krimin. Jam i vetmi që deklaratat e mia i kam shoqëruar me dokumente zyrtare konkrete”, deklaroi Berisha.