Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vlerësimi i cilësisë nga “World University Rankings”, Universiteti i Tiranës renditet në vendet e fundit!

08:46 01/06/2021
Reading Time: 2 min lexim

Nga 350 universitete të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore, Universiteti i Tiranës u klasifikua në vendin e 301 nga njësia prestigjioze e vlerësimit “QS – World University Rankings”.

Njësia e vlerësimit të cilësisë së universiteteve në botë, për herë të parë e përfshiu Shqipërinë në vlerësim në vitin 2020. Në vlerësim mori pjesë Universiteti i Tiranës. Duke marrë në konsideratë këtë vlerësim, Ministria e Arsimit në Strategjinë e Zhvillimit të Arsimit 2021-2026 raportoi se, krahasimi i Universitetit të Tiranës me disa IAL të tjera nga lista e QS-së tregon se cilësia e arsimit të lartë në Shqipëri ka vend për përmirësim thelbësor.

Një mangësi strukturore e arsimit të lartë në Shqipëri është zhvillimi i programeve të studimit që, nga aspekti i përmbajtjes, përgjithësisht, nuk reflektojnë nevojat e tregut të punës. Kjo vlen edhe për programet profesionale të nivelit 5, të cilat, të shumtën janë teorike dhe me punë praktike të pamjaftueshme.

Megjithatë, sa u përket fushave të përgjithshme të studimit, struktura e të diplomuarve në Shqipëri ka shpërndarje të ngjashme me atë të të diplomuarve në vendet e BE-së.

Duke filluar nga viti 2015, të gjitha institucionet e arsimit të lartë i nënshtrohen akreditimit të detyrueshëm nga ASCAL-i. Agjencia gëzon autonomi në adoptimin e procedurave dhe kritereve të vlerësimit, si dhe në angazhimin e ekspertëve përkatës.

Vetë strategjia e qeverisë vë në dukje se, procesi i akreditimit nuk shoqërohet me mbikëqyrje të vazhdueshme të institucioneve të arsimit të lartë për t’u siguruar se ato u përmbahen kushteve të akreditimit, shkruan Monitor.

Kurrikulat nuk u janë përshtatur me shpejtësi ndryshimeve socio-ekonomike dhe zhvillimeve të tregut. për pasojë, ato nuk kanë qenë gjithmonë efektive. Ekspertët pohojnë se, ka pasur mungesë të një politike të zhvillimit të kurrikulave me synimin për t’i bazuar ato në kompetenca ose rezultate të të nxënit, si dhe për t’i orientuar të rinjtë sa më mirë drejt tregut të punës.

Në fakt, Shqipëria, krahas Qipros dhe Bjellorusisë, është një nga tre vendet anëtare të Procesit të Bolonjës që nuk aplikon qasjen e bazuar në rezultate të të nxënit në arsimin e lartë, ndërkohë që në shumicën e vendeve anëtare të Procesit mbi 50% e programeve të studimit ndërtohen mbi rezultatet e të nxënit.

Hendeku teori-praktikë në formimin e studentëve është një tjetër problematikë që krijon vështirësi për përfshirjen e tyre në tregun e punës.

Në vitin akademik 2018/19 personeli mësimor efektiv në IAL-të shqiptare përbëhej nga 4,844 pedagogë ose 28.7 studentë për një pedagog. Në këtë aspekt, arsimi i lartë shqiptar është nën standardet e arsimit të lartë në BE, ku raporti student-pedagog është 15.4, si dhe në vendet kandidate si Turqia, Serbia e Maqedonia e Veriut ku numri i studentëve për një pedagog është 25.6, 24.2 dhe 15.3 përkatësisht.

Etiketa: Renditjauniversiteti i tiranes

Të lidhura

3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera
Kryesore

3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera

Në vend që ta përshëndesë 3 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit me krenari dhe llogaridhënie, Shqipëria e...

19:25 03/05/2025
GJK: S’ka kompensim për profesionet e lira që kanë parapaguar tatim-fitimin 15%
Kryesore

Jehovait kërkojnë njohje si fe në Shqipëri/ Kushtetuesja jep vendim

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar Gjykatën Administrative të Apelit që, brenda një afati prej gjashtë muajsh, të shqyrtojë dhe të japë...

13:12 09/04/2025
Para
Kontratat pa sigurime drejt zhdukjes, ja çfarë konstaton studimi i AMF

Kontratat pa sigurime drejt zhdukjes, ja çfarë konstaton studimi i AMF

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.