Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vladimir Putin “kockë e fortë”, udhëheqësit e BE-së dështojnë në dialog

10:28 25/06/2021
Reading Time: 3 min lexim

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dështuan të bien dakord mbi një propozim për të mbajtur një samit me presidentin rus, Vladimir Putin. Në një deklaratë të dhënë në orët e para të së premtes, udhëheqësit thanë se ata “do t’i shqyrtojnë formatet dhe kushtet e dialogut me Rusinë, pa përmendur ndonjë takim të nivelit të lartë ose plane për ndonjë samit me Putinin.

Franca dhe Gjermania propozuan mbajtjen e samitit të BE-së me Putinin, i pari që nga janari i vitit 2014, pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u takua me presidentin rus në Gjenevë, më 16 qershor.

“Ne nuk mund të vazhdojmë pa dialog”, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron. “Ne duhet të flasim, përfshirë edhe për mosmarrëveshjet tona. Është mënyra e vetme për t’i zgjidhur ato”, tha ai.

Por, pas bisedimeve gjatë natës në një samit në Bruksel, kancelarja gjermane, Angela Merkel, u tha gazetarëve se nuk ka marrëveshje për samit.

“Ishte një diskutim shumë gjithëpërfshirës dhe jo i lehtë”, tha Merkel.

Duke argumentuar për samitin, Merkel u ka thënë ligjvënësve në Berlin më herët se ngjarjet e muajve të fundit kanë treguar se “nuk mjafton të reagojmë ndaj provokimeve të shumta ruse në një mënyrë të pakoordinuar”.

Ajo ka bërë thirrje për “krijimin e mekanizmave, për t’iu përgjigjur në një mënyrë të përbashkët dhe të unifikuar sulmeve hibride nga Rusia”. Pasi samiti u refuzua, Merkel tha se edhe pa një të tillë, “do të hulumtohen formatet, nën të cilat mund të fillojë dialogu”.

Gjermania ka interesa të forta ekonomike në Rusi dhe dëshiron të shohë përfundimin e projektit të tubacionit Rrjedha e Veriut 2, i cili do të dërgonte gazin rus në Gjermani, shkruan REL.

Rusia është furnizuesi më i madh i BE-së me gaz natyror dhe luan rol të rëndësishëm në çështjet që lidhen me interesat strategjike të Evropës, përfshirë marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe konfliktet e armatosura në Siri dhe Libi.

Por, BE-ja dhe Rusia janë në anët e kundërta të disa çështjeve të tjera: nga Ukraina dhe Bjellorusia deri te të drejtat e njeriut. Ato gjithashtu e akuzojnë njëra-tjetrën për ndërhyrje në zgjedhje, për përhapje të dezinformimit dhe kërcënim të sigurisë dhe stabilitetit në Evropën lindore.

Takimet e nivelit të lartë të BE-së me Rusinë përfunduan pasi Moska aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë në mars të vitit 2014 dhe Perëndimi i vendosi sanksione. Konflikti ende zien në Ukrainën lindore, ku separatistët e mbështetur nga Rusia janë aktivë.

Në mesin e udhëheqësve që e kundërshtuan samitin me Rusinë, ishte presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, i cili kërkoi kujdes në marrëdhëniet me Moskën.

“Deri më tani, ne nuk shohim ndonjë ndryshim rrënjësor në modelin e sjelljes së Rusisë. Nëse, pa ndonjë ndryshim pozitiv në sjelljen e Rusisë, ne fillojmë të angazhohemi, kjo do të dërgonte sinjale shumë të pasigurta dhe të këqija”, tha Nauseda.

Ai tha se ideja e një samiti me Rusinë është si përpjekja për të angazhuar ariun, për të ruajtur një tenxhere me mjaltë. Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, tha se BE-ja rrezikon ta shpërblejë Rusinë me një samit, pavarësisht nga dështimi i diplomacisë për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Deklarata e udhëheqësve të BE-së paralajmëroi më shumë sanksione kundër Rusisë, nëse ajo vazhdon “politikën e dezinformimit, sulmet kibernetike dhe përpjekjet për të ndarë bllokun”. Rusia i mohon këto keqbërje.

Etiketa: BEudheheqesitvladimir putin

Të lidhura

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

Bashkimi Evropian ka dalë në mbështetje të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, pas vendimit të administratës amerikane për të sanksionuar katër gjyqtarë...

18:40 06/06/2025
I preu kokën dhe i dogji trupin, vrasësi i eskortës rumune sulmohet në burg
Bota

I preu kokën dhe i dogji trupin, vrasësi i eskortës rumune sulmohet në burg

Vasile Frumuzache, 32-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Denisa Maria Adas dhe i dyshuar për një tjetër krim të rëndë...

17:49 06/06/2025
Para
Familja me katër anëtarë që humbën jetën, Policia del me njoftim zyrtar (Emrat)

Familja me katër anëtarë që humbën jetën, Policia del me njoftim zyrtar (Emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.