Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vizita e Biden në Gjermani, bisedime për Lindjen e Mesme dhe Ukrainën

23:26 18/10/2024
Reading Time: 3 min lexim

Presidenti i SHBA, Joe Biden zhvilloi një vizitë të shpejtë në Gjermani të premten, ndërsa Berlini e nderoi atë me medaljen më të lartë civile të vendit.

Presidenti Biden u takua me Kancelarin Olaf Scholz, Presidentin Emmanuel Macron të Francës dhe Kryeministrin Keir Starmer të Mbretërisë së Bashkuar. Në takimin me dyer të mbyllura, udhëheqësit diskutuan për një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë mënyrën e vazhdimit të mbështetjes së Ukrainës kundër agresionit rus dhe situatën në Lindjen e Mesme që po ndryshon me shpejtësi.

“Ata folën për planin e fitores të Presidentit Zelenskyy dhe si ne të gjithë mund të punojmë së bashku për të parë nëse mund të arrijmë një paqe të drejtë që do të aprovohet nga Presidenti Zelensky dhe populli ukrainas”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë Kombëtare, John Kirby. “Dhe sigurisht, që mund të zbatohet”.

Konflikti brutal në Gazë u bë pjesë e vizitës shtetërore të së premtes, ndërsa u njoftua se forcat izraelite kishin vrarë udhëheqësin e Hamasit, një nga arkitektët e sulmit të 7 tetorit në Izrael që shkaktoi luftën. Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar Hamasin grup terrorist.

Menjëherë pas zbritjes nga avioni në Gjermani, të enjten vonë, Presidenti Biden foli lidhur me vrasjen e udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar, duke thënë se ishte një “ditë e mirë për botën”.

“Tani është koha për të ecur përpara”, tha ai. “Të shkohet drejt një armëpushimi në Gazë. Të sigurohemi që të ecim në drejtimin e duhur për ta bërë situatën më të mirë për të gjithë botën. Është koha që kjo luftë të përfundojë dhe pengjet të kthehen në shtëpitë e tyre”.

Presidenti Biden tha se do të dërgonte Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken në Izrael për të diskutuar planet për të ardhmen. Zëdhënësi Kirby tha se lirimi i pengjeve të mbetura të mbajtura nga Hamasi është përparësi për qeverinë amerikane.

“Presidenti beson se me vrasjen e Sinwar-it dje, ka një mundësi unike këtu që të gjithë ne ta shfrytëzojmë për të parë se çfarë mund të bëjmë për t’i dhënë fund luftës dhe për të arritur një armëpushim. Ende besojmë për një armëpushim në veri, por besojmë se armëpushimi në Gazë është më i rëndësishëm për të mundësuar kthimin e pengjeve”.

Vizita njëditore e Presidentit Biden, e cila përfshiu një takim të shkurtër me të mbijetuarën 102 vjeçare të Holokaustit, Margot Friedlander, ishte e mbushur me kuptime dhe histori.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili e dekoroi Presidentin Biden me Urdhrin Gjerman të Meritës, foli mbi rëndësinë e vizitës së udhëheqësit amerikan duke kujtuar histori nga fillimi i viteve 1980, kur një senator i ri amerikan vizitoi Bonin, kryeqytetin e shtetit të ndarë.

Duke bërë një shaka të stilit gjerman, Presidenti Steinmeier, u shpreh se burokrati që shoqëronte senatorin 40 vjeçar, tha se “kishte shumë interes për Gjermaninë” dhe arriti në përfundimin se senatori i ri mund të kishte një “të ardhme të rëndësishme politike”.

“Çfarë nënvlerësimi i jashtëzakonshëm”, tha zoti Steinmeier përpara se të fiksonte yllin e artë me 8 cepa në xhaketën e kostumit të Presidentit Biden. “Sot, ju jeni presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, dhe nën udhëheqjen tuaj, aleanca transatlantike është më e fortë dhe partneriteti ynë është më i ngushtë se kurrë”.

“Ndoshta shërbimi më i çmuar ndaj demokracisë, gjëja më e hareshme dhe më qetësuese për njerëzit është që të dinë se madje edhe njeriu më i fuqishëm në botë, në fund të fundit, është një qenie e zakonshme njerëzore”, tha presidenti gjerman.

Zëri i Amerikës e pyeti këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, nëse pjesë e misionit të Presidentit Biden në Gjermani ishte të mbronte politikën e jashtme kundër një presidence të mundshme të zotit Donald Trump.

“Ajo që presidenti po përpiqet të bëjë është që ta bëjë që qëndrueshëm angazhimin tonë ndaj Ukrainës dhe të institucionalizuar për një afat të gjatë”, u përgjigj zoti Sullivan. “Të gjithë aleatët u pajtuan se kjo ishte gjëja më përgjegjshme për t’u bërë”.

 

Etiketa: berlinBidenemmanuel macronGjermaniolaf scholz

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para
Horoskopi sot, 8 Maj 2024

Horoskopi ditor: 19 tetor 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.