- Reklamë -spot_img
-2.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetViti 2023 shënon rikthimin e basteve online, zbulohet skema si do të...

Viti 2023 shënon rikthimin e basteve online, zbulohet skema si do të veprohet dhe kontrollet e rrepta

- Reklamë -spot_img

Rikthimi i basteve sportive është një nga ngjarjet që do të shënojë këtë vit që sapo hyri, duke marrë parasysh me sa vrull dhe me sa vendosmëri u mbyllën, gjoja për të mos u hapur më. Bastet sportive do rikthehen përsëri ligjërisht nëvendin tonë gjatë këtij viti, por jo më fizikisht si dikur, por online. Zyrtarët e MAS deklarojnë se rikthimi do të bëhet nën rregulla strikte, ku secilit do t’i duhet të regjistrohet me kartë identiteti dhe kjo mënyrë e kontrolluar online do frenojë edhe pastrimin e parave.

“Licencat e këtyre kompanive do të kontrollohen nga shteti shqiptar. Do të ketë edhe kritere për personat që duhet të luajnë dhe kush jo, e sasinë gjithashtu. Çdo person që do të luajë do të jetë i kontrolluar në shumën që do të luajë. Pra, nuk mund të luajë kushdo sa të dojë. Një person që merr x lek në muaj, pagë minimale, ku ka arritur t’i marrë kaq shumë para të luajë në një ditë? Këto të ardhura nga kanë ardhur? Kjo është një mënyrë e kontrollit të parave të pista, të themi” tha Endrit Hoxha, zv. Ministër i Arsimit dhe Sportit për “Top Channel”.

Hoxha në një draft parapra të hartuar nga MAS njofton se të ardhurat e marra nga lojrat e fatit do shkojnë për investime në sport. Drafti parashikon krijimin e një fondi kombëtar të zhvillimit të sportit nga të ardhurat e nga bastet sportive dhe lojërat e fatit, teksa ky institucion do të monitorojë edhe shpërndarjen e të ardhurave.

“Përfitues të Fondit të Kombëtar për zhvillimin e Sportit janë federatat sportive, klubet sportive, shoqatat sportive, shoqëritë sportive dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, të cilat plotësojnë kriteret në:

Masivitetin e veprimtarisë sportive;

Gjithëpërfshirjes në veprimtari të target grupeve të veçanta;

Pjesëmarrjen dhe rezultatet e arritura në veprimtarinë kombëtare ose ndërkombëtare”, shkruhet në këtë draft.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj