Vijon skandali, nxënësit në Prizren përshëndesin ofensivën e Erdogan ndaj kurdëve me flamurin turk në mes

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përshëndetja ushtarake, e cila simbolizon përkrahjen e ofensivës së Turqisë ndaj kurdëve në Sirinë e veriut është bërë sërish në trojet shqipfolëse.

Skandali i radhës është regjistruar në një shkollë në Prizren, ku disa fëmijë kanë shpalosur edhe një flamur turk.

Bashkë me to, në foto është edhe një i rritur, i cili besohet të jetë mësimdhënës.

Në lidhje me këtë skandal ka reaguar Ministria e Arsimit, Shekncës dhe Teknologjisë.

Në reagim thuhet se përhapja e ideologjive nëpër shkolla dhe abuzimi me fëmijët, janë të dënueshme si nga konventat ndërkombëtare, ashtu edhe Kushtetuta e Kosovës.

“Shkollat nuk janë hapësira për aplikimin e asnjë lloj ideologjie dhe abuzimi në këtë formë me fëmijët është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë”, thuhet në njoftim.

MASHT paralajmëroi se gjatë ditës së sotme do të dërgojë inspektorët e saj pranë shkollës në fjalë, ndërsa ndaj përgjegjësve do të merren masa.

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë, në qytetin e Gostivarit në Maqedoni, disa nxënës shkolle, të shoqëruar nga mësuesit, bënë përshëndetjen ushtarake.

Ndërkohë në protestën e së shtunës në Prishtinë, pati përplasje mes përkrahësve të Erdogan dhe atyre që kërkonin ndalimin e ofensivës ushtarake ndaj kurdëve.

Shpërndaje
Share.

Komento