Vazhdon saga e aksidenteve këtë të mërkurë. Një 57- vjeçar me iniciale S.V., është aksidentuar për vdekje nga një automjet teksa po ecte me biçikletë. Drejtuesi i makinës është shtetasi A. K.,54 vjeç.
“Pasditen e sotme, në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz, një automjet me drejtues shtetasin A. K.,54 vjeç, ka përplasur shtetasin S. V., 57 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, sqaron policia.