Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vijon ngërçi politik në Kosovë/ Dështon për herë të 30-të konstituimi i Kuvendit

12:10 11/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kuvendi i Kosovës vijon të mbetet i pakonstituuar, duke e lënë vendin pa institucione të reja funksionale.

Këtë të mërkurë, deputetët u mblodhën për herë të 30-të në një seancë të shkurtër, pa arritur sërish ndonjë zgjidhje për zhbllokimin e procesit.

Ngërçi ka mbetur në pikën e njëjtë: zgjedhja e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare, por ajo nuk ka siguruar shumicën prej 61 votash të nevojshme në votim të hapur.

Për 22 herë radhazi, partitë opozitare PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe kanë refuzuar të propozojnë anëtarët për komisionin që do të mundësonte votimin e fshehtë, formë alternative që po shtyn LVV-ja.

Çështja është përshkallëzuar në përplasje kushtetuese. Opozita ka çuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim të legalitetit të propozimeve të Vetëvendosjes, duke kërkuar gjithashtu një masë të përkohshme për pezullimin e seancave derisa të merret vendim përfundimtar.

Ndërkohë, në përpjekje për një zgjidhje politike, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka propozuar krijimin e një Qeverie Uniteti, duke paralajmëruar publikimin e një platforme 15 pikëshe për bashkëpunim ndërpartiak.

“Kjo krizë mund të shërbejë si mundësi për konsensus”, shkroi ai në rrjete sociale.

Por LVV ka refuzuar kategorikisht idenë, duke e cilësuar si përpjekje për të anashkaluar vullnetin e popullit.

“Qeveria e tranzicionit është kjo që kemi tani. Nuk kemi nevojë për një tjetër me këtë emër”, deklaroi Albulena Haxhiu.

Përballë këtij bllokimi, është hedhur në diskutim edhe mundësia e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Vetëvendosje ka sugjeruar që ato të mbahen njëkohësisht me zgjedhjet lokale në tetor, por kjo ide nuk gjen mbështetje të gjerë.

PDK është shprehur se nëse ka nevojë për zgjedhje të reja, ato duhet të zhvillohen më herët, ndërsa LDK paralajmëron vështirësi teknike për organizimin paralel të dy proceseve zgjedhore.

Presidentja Vjosa Osmani, në një deklaratë më 5 qershor, ka paralajmëruar për pasojat e vonesës, duke theksuar se ngërçi dëmton kredibilitetin institucional dhe kursin euroatlantik të vendit.

Një mesazh i ngjashëm ka ardhur edhe nga diplomatët e QUINT-it dhe përfaqësuesit e BE-së, të cilët kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të kërkuar formimin e shpejtë të institucioneve, në interes të stabilitetit dhe zhvillimit të Kosovës.

Etiketa: Deshton konstituimi i Kuvendit të KosovësNgerci politik

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Lekët na i dha babai i Laertit/ Artan Tafani zbulon se sa u pagua për vrasjen e Albi Bashaliut

Lekët na i dha babai i Laertit/ Artan Tafani zbulon se sa u pagua për vrasjen e Albi Bashaliut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.