Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Vijon grafiku i lartë i rasteve të reja me Corona në Shqipëri”, ‘DW’: Vjeshta, rreziku për rëndim të situatës

10:26 22/08/2020
Reading Time: 3 min lexim

Nëse ekspertët presin një rënie të lehtë të rasteve në shtator në Shqipëri, fundvjeshta e dimri mund të kthehen në sezone problematike edhe për shkak të viruseve stinore.

Situata e infektimeve të reja me virusin Corona po rëndohet në Shqipëri. Rastet e reja nga dita në ditë arrijnë më shumë se 150 të infektuar. Çdo ditë ka viktima. Autoritetet shëndetësore publikuan të premten, (21.08) të dhënat e fundit lidhur me ecurinë e pandemisë COVID – 19:  numri total i viktimave ka arritur në 240, i persona të infektuar 8119, rastet aktive 3783, 7976 dhe i të shëruarve 3986, shifra që janë të larta për popullsinë prej 2,8 milionë banorësh të Shqipërisë. Më të prekura vazhdojnë të jenë qarqet e Tiranës, Shkodrës, Durrësit dhe Fierit.

Vjeshta –  rreziku për rëndim të situatës

Shpresat se i nxehti i muajve të verës do të ulte numrin e infektimeve tanimë janë shuar. Vjeshta që është në prag paraqet rrezik për rëndim të mëtejshëm të situatës. Dr. Pëllumb Pipero, mjek infeksionist në Spitalin e Sëmundjeve Infektive në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” thotë për DW se COVID -19 po rezulton një virus me shumë të panjohura.

“Nuk kemi ende një përgjigje për origjinën e tij dhe mënyrën sesi u transmetua nga burimi tek njeriu. Nuk kemi ende një përgjigje pse organizma të ndryshëm i përgjigjen në mënyra të ndryshme virusit. Jemi përballë një virusi për të cilin ende njohim shumë pak”, vë në dukje për DW, Dr. Pipero.

Ecuria e pandemisë Corona dhe vaksinimi për gripin e vjeshtës

Dr. Pipero thotë për DW, se situata në vjeshtë mund të bëhet më serioze.

“Mendoj që në dy javët e para të shtatorit do të kemi, pak a shumë, të njëjtat shifra, të cilat do të reflektojnë ekspozimin e shtuar ndaj infektimit gjatë këtij muaji. Besoj në gjysmën e dytë të shtatorit mund të ketë një rënie të lehtë të numrit të rasteve të reja. Ndërkohë fundi i vjeshtës dhe fillimi i dimrit përkon me qarkullimin e viruseve të gripit stinor dhe situata mund të bëhet më serioze, por gjithsesi parashikime të sakta nuk mund të bëhen.”

Autoritetet shëndetësore bënë me dije të premten, (21.08) se po marrin masa për të siguruar vaksinimin falas të kategoritve sociale në nevojë kundër viruseve të gripit stinor të vjeshtës. “Kemi siguruar shumëfishimin e vaksinave të gripit falas për këto kategoritë sipas përcaktimeve të Institutit të Shëndetit Publik” deklaroi të premten Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale.

Përgatitje për të bashkëjetuar gjatë me virusin

Edhe pse ende me shumë të panjohura, në 6 muajt e deritanishëm të prekjes së Shqipërisë nga pandemia Corona, personeli mjekësor ka fituar përvoja dhe nxjerrë konkluzione lidhur me COVID-19. “Kemi mësuar shumë, kemi nxjerrë konkluzione të tilla si psh që izolimi, karantina nuk është zgjidhje por zgjedhje; që maska dhe distancimi social janë masa parandaluese efektive krahas higjenës së duarve; që virusi corona edhe pse transmetohet në përgjithësi permes rrugëve inspiratore nuk sillet si një virus inspirator. Tani njohim mekanizmat e veprimit të tij në organizëm mbi bazën e të cilave kemi ndërtuar strategji dhe protokolle parandalimi dhe kurimi. Madje kemi filluar të përgatitemi për një bashkëjetesë ndoshta të gjatë me virusin” thotë Dr. Pëllumb Pipero.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të premten se ” shpreson që pandemia corona të marrë fund në më pak se dy vite, në sajë të teknologjisë dhe njohurive”. Ai e krahasoi epideminë Corona me atë të gripit spanjoll, 100 vite më parë, që zgjati 2 vite, pati katër valë dhe shkaktoi me miliona viktima në botë.

Krahasimi i kreut të OBSH risjell në vëmendje rëndësinë e madhe që marrin masat masat paraprake të mbrojtjes nga të gjitha palët. Dr. Pipero apelon për “zbatim rigoroz nga qytetarët, institucionet publike dhe private të masave dhe protokolleve parandaluese.”

Burimi: DW

Të lidhura

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës
Aktualitet

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Sot, Kolegji i Posaçëm i Apelit ka vendosur të mbajë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj...

18:10 15/05/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë
Aktualitet

Ekzekutohen 6 vendime nga GJKKO/ Kontrolle për krime zgjedhore në 4 qytete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e specializuara, ka ekzekutuar 6 vendime të Gjykatës së Posaçme për kontrolle ndaj...

18:02 15/05/2025
Para

Situata e zjarreve/ Agjencia e Mbrojtjes Civile shkresë bashkive dhe Policisë: Situata emergjente, merrni masa!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

18:10 15/05/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë

Ekzekutohen 6 vendime nga GJKKO/ Kontrolle për krime zgjedhore në 4 qytete

18:02 15/05/2025
Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

17:35 15/05/2025
E trishtë/  Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

E trishtë/ Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

17:12 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.