Mëngjesin e sotëm u ekzekutua me armë zjarri në Lezhë gjatë një operacioni antidrogë, oficer i krimeve Saimir Hoxha. Ndërkohë që policia është në kërkim të autorit të vrasjes së tij, i cili është identifikuar si shtetasi Aldi Rama, 21-vjeç. Policia po ushtron kontrollet me helikopter dhe dronë, pasi dyshohet se i riu është fshehur në një zonë me bimësi të dendur, jo shumë larg vendit ku ka ndodhur ngjarja. Arma e zjarrit me të cilën kreu krimin 21-vjeçari ende nuk është gjetur, po ashtu dyshohet se autori e ka atë me vete.
RENEA është vënë në kërkim të autorit. Burime bëjnë me dije se kanë arritur t’a lokalizojnë dhe po zhvillojnë operacionin për kapjen e tij. Sipas Report TV, autori ka qëlluar disa herë në drejtim të helikopterit të RENEA-s. Sipas detajeve të fundit që janë zbardhur bëhet me dije se Saimir Hoxha ka qenë së bashku me 4 kolegë të tij në momentin që kanë ndaluar një automjet i cili dyshohet me targa të vjedhura dhe i kanë bërë me shenjë të ndalojnë.
Autori Aldo Rama rezulton të ketë qenë i ndaluar në vitin 2018 për herë të parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, ndërsa në vitin 2020 është ndaluar sërish parë mbajtje pa leje e armëve të ftohta.