Skip to content
Kosovë

Rritje e numrit të viktimave, 68 raste me Covid në Kosovë në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 68 raste me Covid-19, një rritje në krahasim me ditën e djeshme, kur ishin 23 raste. Po ashtu është rritur edhe numri i viktimave, nga 3 që ishin ditën e djeshme, në 8 sot. Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës. Me dozën e dytë janë vaksinuar deri sot 513.544 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672. Në total numri i rasteve aktive është 3.342.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

28 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës.

Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.320 testime, 68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672.

Në total numri i rasteve aktive është 3.342.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!