Vijojnë rrjedhjet në LSI/ Kush është kandidatja që kërkon të marrë mandatin e deputetes

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tjetër emër nga listat e LSI-së ka dorëzuar sot formularin e dekriminalizimit në KQZ për të marrë mandatin e deputetit.

Kandidatja për deputete nga lista e LSI në qarkun e Elbasani, Suzana Topi ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.

Topi pret tashmë konfirmimin nga KQZ-ja për të qenë deputete e ardhshme e parlamentit të Shqipërisë.

Me Topin që dorëzoi dokumentet numri i deputetëve nga listat e LSI-së në Kuvend shkon në 15, ndërsa 21 janë nga PD-ja. Aktualisht në Kuvend janë 115 deputetë.

Shpërndaje
Share.

Komento