Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Fasada e qeverisë: Përtej njoftimeve të policisë, “të mëdhenjtë” vijojnë gllabërimin e Vjosës!

23:38 07/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Masakrat që i bëhen lumit të Vjosës janë të vazhdueshme dhe jo të dënueshme ashtu siç duhet për të gjithë pa përjashtime, kompani e vogël apo e madhe. Rastet kur Ministria e Turizmit në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtes së Territorit kanë vendosur gjoba ndaj sipërmarrjeve të vogla dhe kanë lënë të qeta “ato më të mëdhaja” janë të shumta.

Një rast i tillë u publikua edhe ditën e sotme në emisionin ‘Fiks Fare’.

Gazetarët e emisionit investigativ faktuan se firma Shkëlqimi 07, e cila po gërryen lumin Vjosa nuk kishte leje shfrytëzimi. Drejtuesit dhe inxhinierët e firmës nuk dispononin asnjë kopje të kësaj leje, aq më tepër vendin apo koordinatat se ku duhet të merrnin zhavorr. Mjetet e kësaj firme lëviznin ku të mundnin, pa asnjë piketim. Dhe, pasi e shfrytëzonin, nuk e rehabilitonin, duke rrezikuar jetët dhe pronat e banorëve të fshatrave afër lumit të egër.

Në një distancë prej disa kilometrash, ekskavatorët gërryenin të gjithë zonën, madje edhe në mes të lumit, duke ndryshuar disa herë rrjedhën e tij natyrale. Në gjithë distancën, ishin hapur gropa të mëdha, të cilat ende nuk janë mbyllur. Dhe, e gjitha kjo situatë, ishte vetëm 16 muaj pas përmbytjeve masive që shkaktoi Vjosa në fshatrat e Fierit dhe Vlorës, duke rrezikuar mijëra familje.

Fiksi shkoi edhe në kantierin e firmës Shkëlqimi 07, ku kamionët e shumtë shkarkonin zhavorrin buzë rrugës Levan-Tepelenë. Gazetarët pyetën drejtuesit e kantierit nëse kishin apo jo një leje shfrytëzimi dhe nëse po, në cilat koordinata apo piketime. Drejtuesit thanë se kanë një dokument, por nuk e dinin se çfarë ishte.

“Kemi një kontratë me Alb Building-un që po ndërton By Pass-in e Fierit. Lejen e shfrytëzimit e ka ai, se ne kontratën kemi që kemi bërë me të.Kemi bërë kontratë që i japim materialet dhe ai duhet të ketë bërë marrëveshje që marrim te leja e tij” thonë ata, ndërsa gazetarët shfletojnë edhe kontratën.

E njëjta situatë paraqitet edhe me sipërmarrje të tjera, të cilat vazhdojnë punën pa u ndikuar fare nga nga gjobat apo ndalesat e IKMT-së.

Gazeta Reforma e ka ndjekur këtë situatë edhe më parë dhe mund të thuhet që IKMT dhe ministria e Turizmit lënë shumë për të dëshiruar me gjobat dhe lejet për sipërmarrjet që gërryejnë shtretërit e lumenjëve tanë.

Në maj të këtij viti  u publikua një video, ku eskavatorët e firmës ‘Gjikuria’ nxjerrin gurë nga mali dhe dëmtojnë rëndë mjedisin, por asnjë gjobë asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse.

Dhe  disa pamje nga lumi Mat, në shtratin e të cilit , kompania “Salillari” po kryen punime, tregojnë qartë gërryerjen në shtratin e këtij lumi për të marrë rërë dhe zhavor ka bërë që rrjedha e tij të devijohet, duke shkaktuar edhe erozionin në tokat bujqësore të banorëve të kësaj zone, duke sjellë sërish rrezikun e përmbytjeve në dimër, por pa asnjë reagim nga IKMT apo Ministria e Turizmit.

Ndërkohë më parë subjekte të ndryshme  në Fier dhe Berat janë gjobitur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pasi kryenin veprimtari të marrjes së inerteve pa leje nështratin e lumit Seman.Sipas njoftimit të policisë, për shkeljen e kryer subjekti “Alesio 2014” shpk është gjobitur me 2 mln lekë.

IKMT  dhe ministri i turizmit Blendi Klosi paralajmërojnë vazhdimisht se kontrollet do të vijojnë për penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtretërit e lumenjëve në vendin tonë apo që kryen krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit dhe lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme pyjeve dhe kullotave, por me sa duket kjo vlen vetëm për sipërmarrjet e vogla.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para

Covid-19 s'i ndahet Krujës! 12 raste të reja pozitive, një person në gjendje të rëndë

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English