VIDEO/ Zjarret po djegin pyjet në Dajt, Lezhë e Mat, kërkohet ndihmë nga ajri, Ministria mjaftohet me deklarata

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas zjarreve të ditëve të fundit në kodrat e Lushnjës, në disa zona rreth Tiranës dhe sot në Lezë e Mat, zjarret kanë përfshirë dhjetërë hektarë me pyje.

Një vatër e re zjarri sapo është shfaqur në Manati të Lezhës, duke u përhapur me shpejtësi, ndihmuar edhe nga era e madhe që fryn.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të bërë të mundur shuarjen. Paraprakisht dyshohet të jetë zjarrvënie e qëllimshme.

Një tjetër zjarr i fuqishëm përfshiu malin e Balgjajt që prej mbrëmjes së të hënës.

Zjarri po merr përmasa të frikshme sipas banorëve të zonës që kanë raportuar në rrjetet sociale, dhe nga ora në orë për shkak të erës së fortë si dhe bimësisë së thatë, ai po rrezikon zonat e banuara në zonë.

Në ndihmë të zjarrfikësve të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor të Bashkisë Klos kanë shkuar edhe zjarrfikësit e Bashkisë Mat.

Madje i vetmi mjet zjarrfikës në vendngjarje është i Bashkisë së Matit, pasi ai i Klosit sipas drejtuesve të Bashkisë, e ka të pamundur të ngjitet atje si pasojë e problemeve teknike që ka.

Zjarrfikësit e Bashkisë së Matit kanë ndërhyrë në anën veriore të Malit të Balgjajt, ku dhe ndodhet masivi më i madh me pishë të zezë.

Zjarri po merr përmasa të frikshme ku deri tani, ka shkrumbuar më shumë se 15 Ha dhe ende vazhdon të përhapet.

Në ndihmë të zjarrfikësve që po punojnë me pompa shpine, kanë shkuar edhe punëtor të subjekteve minerare që punojnë në atë zonë.

Neutralizimi i flakëve duket i pamundur në rrugë tokësore për shkak të terrenit të thyer malor.

Specialistët zjarrfikës po përballen me vështirësi jo vetëm nga terreni, por edhe nga trungjet e thata me flakë që shkëputen nga vatra e zjarrit.

Autoritetet lokale kanë bërë apel sot gjatë gjithë ditës për ndihmë nga ajri, pasi flakët do të djegin një ndër kurorat më të bukura të Matit.

Por ndër kohë që autoritet lokale presin ndihmën nga ajri, Ministria e Brendshme dhe ajo e Mjedisit, përgjegjese dirikete për situatën, janë mjaftuar vetëm me dërgimin e disa efektivëve të policisë, për të zbuluar nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo jo.

/Burimi: BW/ Përshtati: GazetaReforma.com/

 

Shpërndaje
Share.

Komento