Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

VIDEO/ Skandal në Cërrik, dentistja i heq dhëmbët pacientes dhe e lë…: ‘Ke folur keq për mua! Bëji ku të duash…’  

22:26 20/10/2020
Reading Time: 5 min lexim

Qytetarja Griselda Çuli tregon, se u kthye nga Greqia, ku punon dhe iu drejtua klinikës “T3” në Cërrik, për bërë dhëmbët e sipërm.

Emisioni “Stop” një ditë më parë transmetoi rastin e një stomatologu në Fier, që i hoqi nervat e dhëmbëve një pacienteje, që kërkoi të mjekohej për mishrat e dhëmbëve. Këtë të martë “Stop” ka publikuar një tjetër rast të ngjashëm që ka shkuar edhe më në ekstrem.

Qytetarja Griselda Çuli tregon, se u kthye nga Greqia, ku punon dhe iu drejtua klinikës “T3” në Cërrik, për bërë dhëmbët e sipërm. Pasi ra dakord për procedurën dhe pagesën me dentisten, nisi dhe kalvari i vuajtjeve për të. Në fillim çifti i dentistëve Fationa dhe Tonet Sulçe i hoqën Griseldës të gjithë dhëmbët e sipërm.

“Do rregulloja dhëmbët dhe do i vendosja porcelan sepse i kisha pak të dëmtuar. Filluan procedurat, pasi përfunduam heqjen e dhëmbëve ndaluan për një farë kohe se unë isha me sinozit dhe do bëja dhe disa gjilpëra. Dhe e amë prapë një datë për të shkuar sërish, kur shkova prapë më tha “nuk t’i bëj dhëmbët unë ty”, unë ngela me dhëmbët hapur”,- thotë Griselda Çuli.

Denoncuesja shprehet se dentistja nuk ka pranuar që të vijojë vendosjen e dhëmbëve pasi mamaja e saj kishte folur keq për të. “Unë kam probleme me dhëmbët, nuk merrem me llafet e njerëzve të njerzve. Unë mendoj se nuk është problem për thashethemet, por është pak raciste”, shton ajo.

Pas denoncimit të qytetares, “Stop” i vendosi një kamer të fshehtë Griselda Çulit dhe ajo ka shkuar tek dentistja ku ka bideduar me të sërish.

Qytetarja: A të flasim 5 minuta të lutem? Dua të më shpjegosh, se pse këto boshllëqet që më ke bërë, nuk më merr njeri përsipër as në Elbasan, moj motër! Ngela këtu në Shqipëri, të mbaroja dhëmbët dhe të ikja.

Dentistja Fationa Sulçe: Po tani?

Qytetarja: Po ti pra, më le përgjysëm! Kudo, që vete unë në Elbasan, më thonë, kaq dhëmbë, që ke hequr ti…

Dentistja Fationa Sulçe: Po!

Qytetarja: Nuk të mban porcelani. Vetëm të vesh dhëmbë pleqsh thonë.

Dentistja Fationa Sulçe: Po të mban me, të mban! Qesh një cikë!

Qytetarja: Po nuk mban, më! Nuk kam lënë vend në Elbasan pa vajtur! Kishte ardhur mami këtu, që të fliste, kurse ju e kishit përzënë me të keq!

Laboranti Tonet Sulçe: Jo,jo nuk e kam përzënë!

Qytetarja: Dil jashtë, se nuk i bëjmë!

Laboranti Tonet Sulce: Jo, nuk i bëjmë ne! Dhe do ta them unë, pse nuk t’i bëjmë! Unë jam ai, që t’i bëj dhe unë dëgjova lart e poshtë dhe nuk i bëj!

Qytetarja: Unë nuk e di, se çfarë ka kjo me ty. Unë me ty u mora vesh, me ty do mbaroj deri në fund! Tashi, më gjej një zgjidhje, sepse mua nuk më merr njeri përsipër! Nuk jam 60 vjece unë, që t’ia fus n’allci!

Laboranti Tonet Sulçe: Nuk i bëj unë!

Qytetarja: Ma thuaj pra arsyen, pse?

Laboranti Tonet Sulçe: Unë nuk du t’i bëj dhëmbët, se m’kan ardh njerëz që në fillim fare, që ti kishe fol keq për ne!

Mamaja e qytetares: Në asnjë vend nuk kam folur keq!

Qytetarja: Një sekondë! Nëqoftëse unë do kisha përshtypje të keqe, nuk kisha pse të vija këtu! Unë tashi dua të mbaroj punë!

Laboranti Tonet Sulçe: Po nuk t’i bëj dot!

Qytetarja: Pse arsye është kjo?

Laboranti Tonet Sulçe: Po, unë nuk t’i bëj dot!

Qytetarja: Po unë, nëqoftëse s’do kisha përshtypje të mirë, nuk do vija këtu!

Laboranti Tonet Sulçe: Nuk t’i bëj unë!

E gjendur një një situatë pa zgjidhje nga klinika dentare “T3”, Griselda Çuli shkon tek dy klinikat e tjera në Cërrik të cilat i thonë se nuk mund të ndërhyjnë dot pasi nuk kanë garanci.

Qytetarja: Si je mirë?

Dentisti 1: Mirë! Si je ti?

Qytetarja: Dua të më shikosh pak, domethënë dhëmbët, sepse unë i kam të hequra disa. Kjo është grafia.

Dentisti 1: Po! Bëhen, por s’ka garanci!

Qytetarja: Pse?

Dentisti 1: Sepse, kështu po them unë! A erdhe tek mua, të më pyesësh?

Qytetarja: Po pra, po nga se?

Dentisti 1: Sepse ke shumë….një urë e gjatë lumi, do ndonjë këmbë në mes?

Qytetarja: Po!

Dentisti 1: Ku ta gjej kamën në mes unë?

Qytetarja: Domethënë porcelain nuk ë….

Dentisti 1: O bëhen, por mos prit, që ta kesh domethënë kshu, sikur të kishte edhe një këtu në mes(dhëmb), edhe këtu një në mes, do të ishte shumë më mirë! Çohu një cikë në këmbë!

Qytetarja: I kisha unë….

Dentisti 1: Cohu në këmbë! S’di unë, ca ke pas ti! Ju shkoni gjithandej, mos them ndonjë llaf të ndytë unë, dhe pastaj vini këtu tek unë, ju! Ngrije këmbën lart! Qëndron dot kshu ti? Shife!

Qytetarja: Jo!

Dentisti 1: Ë,po me dy këmbë?

Qytetarja: Po!

Dentisti 1: Hë pra! Bëhen, nuk është se s’të bëhen, por dukeqenëse ka hapësira midis…

Qytetarja: Që janë bërë heqjet.

Dentisti 1: Po, patjetër, nuk e ke të sigurtë! Garanci 100% nuk të jap! Se nesër mund të këputet ura, dhe thua, pse nuk më the.

Griselda Çuli ka kërkuar ndihmën dhe të dentistes tjetër, por as kjo e fundit nuk i jep garanci.

Qytetarja: A mund ta shikosh edhe njëherë të lutem? Se ngela kshu ngela, du të iki në Greqi. Si do ia bëjmë?

Dentistja 2: Unë ta shpjegova, unë nuk t’i bëj dot këto!

Qytetarja: Mirë, faleminderit!

E ndodhur në këto kushte qytetarja i drejtohet dhe njëherë klinikës “T3”, por përgjigja ishte sërish e njëjtë që nuk ua bënin dot dhëmbët.

Qytetarja: Jona, si do bëjmë o goce, se lamë nam kshu! Nuk më merr njeri përsipër, moj!

Dentistja Fationa Sulçe: Po pse s’të merr njeri përsipër?

Qytetarja: Sepse janë shumë të varura urat, i ke lënë boshllëqet shumë, thotë.

Dentistja Fationa Sulçe: Po aq i ke boshllëqet! Atëherë, problemi më i madh, nuk është tek pjesa e parë, problemi është vetëm këtej, që është ura pak e gjatë!

Mamaja e qytetares: Po s’ma merr njeri përsipër, ore vlla!

Laboranti Tonet Sulçe: Nuk t’i bëj dot!

Qytetarja: Po mirë, do rri kshu unë tani?

Laboranti Tonet Sulçe: Shko bëji ku të duash! Unë nuk t’i bëj dhëmbët e tua!

/Burimi: TvKlan.al/ GazdetaReforma.com/

Etiketa: cerrikdentistedhëmbëskandal

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Milano/ Pasagjeri pëson arrest kardiak, anulohet fluturimi që ishte nisur drejt Rinasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.