Skip to content
Bota

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Afganistan, ISIS merr përsipër sulmin

· 1 min lexim

Një shpërthim i madh ka ndodhur në kryeqytetin e Afganistanit ditën e sotme. Nga raportimet e para, mësohet se shpërthimi u ka marrë jetën të paktën 18 personave.

Një person, i cili mbante të veshur dinamit iu afrua qendrës pranë zonës Dasht-e-Barchi ku në pamundësi për të hyrë brenda saj, shpërtheu veten.

Sipas BBC, këtë akt makabër e ka marrë përsipër Shteti Islamik si një mesazh mbi disa postime fyese në rrjete sociale, të cilat nuk janë identifikuar ende nga autoritetet vendase.

/GazetaReforma.com/