Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

VIDEO/ Nga sot në Tiranë ‘paralizohet’ qarkullimi! Shkak bllokimi i ‘Shqiponjës’. Ja ku duhet të vërtiten automjetet…

12:32 26/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Qarkullimi me automjet në kryeqytet është bërë prej kohësh një mision i vështirë, por nga dita e sotme do të jetë thuajse i pamundur. Kjo për shkak të mbylljes së disa prej arterjeve kryesore të shkarkimit të trafikut dhe më kryesores “nyjës” tek sheshi “Shqiponja”.

Kjo e fundit nga sa është deklaruar zyrtarisht do të qëndrojë e bllokuar për të paktën 4 muaj sa aty të kryhen një pjesë e punimeve për mbikalimin e unazës së re.

Por në një kohë që këto punime mund të ishin bërë fare mirë gjatë kohës së karantinës 2-muajore kur edhe lëvizja e automjeteve ishte thuajse zero, duket se bashkia e Tiranës ka gjetur momentin më të papërshtatshëm.

Prej pandemisë së koronavirusit dhe rregullave të reja të vendosura nga qeveria, punët, shkollat dhe qarkullimi në kryeqytet kanë destabilizuar dhe kthyer në kaotike.

Asnjë masë e qartë nuk është përcaktuar për të stabilizuar të paktën trafikun e rëmujshëm në Tiranë, në të cilin vijnë çdo ditë me qindra makina nga i gjithë vendi, por i shtohen edhe mjetet e tonazhit të rëndë.

Për këto të fundit disa herë Policia Rrugore dhe Bashkia e Tiranës kanë nxjerrë sqarime dhe udhëzime se kur dhe si duhet të qarkullojnë.

Por mjetet e rënda dhe kryesisht ato të firmave ndërtuese që e kanë kthyer kryeqytetin në kantier ndërtimi nga të gjitha anët, janë të privilegjuara dhe nuk bllokohen në asnjë moment edhe pse janë ndër shkaqet kryesore për bllokimin e trafikut.

Por duke nisur nga sot, qarkullimi i mjeteve tek ish-sheshi “Shqiponja”, në Tiranë do të ndalohet dhe për të shkuar ose ardhur nga Durrësi, sipas drejtuesve të policisë më mirë mund t’i biesh nga Elbasani.

Punimet te ‘Astiri’ dhe Unaza e Re

Shkak për bllokimin e trafikut në Tiranë, sipas autoriteteve, janë bërë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe tek zona e Astirit.

Për të përshpejtuar punimet në këtë fazë, në mënyrë që vepra të përfundojë në një kohë sa më të shpejt, do të ketë një riorientim të qarkullimit të automjeteve, të cilat hyjnë dhe dalin nga Tirana.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho, Drejtori i Policisë Rrugore për Tiranën, Erion Ahmeti dhe Drejtori i “DPN2”, Bashkia Tiranë, Herion Rrapaj, prezantuan ditën e shtunë planin e menaxhimit të trafikut në nyjën “Shqiponja”.

Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, drejtori i ARRSH theksoi se punimet në nyjën “Shqiponja” kanë hyrë në fazën e tretë dhe po punohet intensivisht në mënyrë që kjo vepër, e cila zgjidh problemin e trafikut në hyrje të kryeqytetit, të përfundojë në një kohë sa më të shpejt.

Drejtori Verdho, prezantoi grafikun sesi do të bëhet menaxhimi i lëvizjes së automjeteve duke theksuar se është vendosur e gjithë sinjalestika e nevojshme, horizontale dhe vertikale, dhe se në bashkëpunim edhe me Policinë Rrugore dhe atë Bashkiake janë marrë masat që të mos ketë probleme në qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë, drejtori i Policisë Rrugore për Tiranën, Erion Ahmeti, tha se janë marrë të gjitha masat në bashkëpunim edhe me Policinë Bashkiake për të bërë të mundur menaxhimin e qarkullimit të automjeteve sipas grafikut të përgatitur.

Ja si do të qarkullohet nga sot

Drejtimi qarkullimit të mjeteve nga segmenti “Dritan Hoxha” për në rrugën “29 Nëntori” nuk do jetë më sipas rrethrrotullimit, në fazën 3 rrethrrotullimi hiqet.

Do kemi një devijim të vogël në të djathtë në rrugën dytësore, të gjithë e njohin si “Raiffeisen Bank”. Është bërë mbushja në aksin kryesor të trupit të rrugës për të mundësuar këtë devijim të lehtë, në drejtim të rrugës “29 Nëntori”, që është dalja për në Durrës.

Për të gjithë ata që qarkullojnë nga drejtimi i Durrësit në drejtim të Tiranës do jetë i njëjti plan qarkullimi deri në sheshin “Shqiponja”, duke marr devijimin në të djathtë për pjesën e Pallatit me Shigjeta.

Për ata që duan të aksesojnë rrugën “Dritan Hoxha” do aksesohen në semaforin e rrugës “Abedin Rexha” e cila të nxjerr në pjesën e zonës së Helikopterëve dhe me tre rrugët dytësore aksesohen në rrugën “Dritan Hoxha”.

Qarkullimi i mjeteve nga rruga “Teodor Keko” për tek rruga “Dritan Hoxha” do bëhet po përmes rrugës “Abedin Rexha”.

Pjesa e automjeteve që vjen nga Veriu i vendit, do të aksesohet nga ana e urës së Babrroit për të dyja drejtimet, sqaron ARRSH-ja.

Për automjetet e emergjencave do të ketë një rrugë alternative.

ARRSH i ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të aksesojnë rrugët alternative për të hyrë në Tiranë, siç është rruga Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë ose rruga që kalon përmes Ndroqit.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: automjeteparalizimqarkullimishqiponjaTirane

Të lidhura

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë
Aktualitet

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar i shpallur i humbur prej tre ditësh është gjetur...

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
Para

Aplikanti u ankua për zgjedhjen e kandidatëve, BKH-ja paditet në Gjykatën Administrative

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.