Ndeshja në futbollin e femrave mes skuadrës së Tiranës dhe Vllaznisë ishte një ndeshje për titullin kampion, mirëpo ka degraduar në sharje dhe shunë fizike.
Zënkat mes vajzave të këtyre dy ekipeve kanë nisur në minutën e 22-të, ku u përfshinëthuajse të gjitha futbollistet në sherr. Situata ka degjeneruar aq shumë sa ekipet janë zhvendosur nga kompleksi “Skendër Halili” në komisariatin e policisë për denoncimet e rastit.
Në rrjet janë publikuar pamjet nga sherri masiv, pamje të cilat nuk na bëjën aspak krenarë. Në vazhdim pritet të bëhen të ditura dhe vendimet nga Komisioni i Disiplinës.
Të dy klubet kanë reaguar publikisht duke ia hedhur fajin njëri-tjetrit. Klubi bardheblu akuzon atë shkodran si ishin miqtë që provokuan dhe sulmuan, ndërsa kuqeblutë akuzojnë Tiranën që dështoi totalisht në organizimin e ndeshjes.