Skip to content
Bota

VIDEO/ Makina dhe shtëpi nën baltë, ajo çfarë la pas stuhia e frikshme në Francë

· 1 min lexim

Makinat dhe shtëpitë u “varrosën në baltë” në Breil-sur-Roya, një qytet francez afër kufirit italian, dy ditë pasi shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet goditën Juglindjen e Francës.

Sipas mediave të huaja, një familje urgjentisht zbrazi shtëpinë e tyre afër lumit Vésubie në Roquebillière, pasi shtëpia kërcënonte të shembej në çdo kohë.

“Ndihem sikur jam ende duke jetuar në një makth”,- tha një banor i Roquebillière, në Alpes-Maritimes, në Francë, pasi stuhitë goditën zonën.

Stuhitë e mëdha goditën Francën Jugore dhe Italinë Veriore, duke rezultuar me dy viktima dhe të paktën 30 të zhdukur të cilët po kërkohen ende nga skuandrat e emergjencave civile.

/GazetaReforma.com/