Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

VIDEO/ Eksperti jep alarmin: Në Shqipëri ka nisur vala e dytë e Covid-19! Situata po përkeqësohet, do veprojmë…

21:15 19/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Situata e koronasvirusit në vendin tonë nuk është aspak pozitive dhe premisat janë që ajo të përkeqësohet. Kjo të paktën sipas Shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili parashikon përkeqësim të situatës dhe nevojën për aplikimin e masave të tjera shtrënguese.

Sipas Bratajt edhe Shqipëria ka hyrë në valën e dytë të pandemisë.

Rastet ditore që po i afrohen shifrës 300, si dhe rritja e shtrimeve në spitale, tregojnë për një situatë serioze nga përhapja e virusit.

Për Skënder Bratajn, këto nivele infektimi ishin të pritshme pas hapjes së shkollave: “Në këtë periudhë ishte normale që do të kishte rritje të rasteve për shkak të hapjes së shkollave, për arsye të ftohjes së motit dhe ndryshimit të kushteve ambientale. Këto janë në favor të virusit në këto momente”.

Por, ky është vetëm fillimi i valës së dytë. Shefi i Urgjencës Kombëtare parashikon përkeqësim të situatës dhe nevojën për aplikimin e masave të tjera shtrënguese.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një mbyllje tjetër, por për masa kufizuese ashtu siç po aplikohen në vendet e tjera.

“Gjendja dhe numrat do të rriten akoma sepse infeksioni është përhapur shumë. Siç po vepron gjithë bota, edhe Shqipëria nuk ngelet mbrapa, po diskutohen të gjitha masat kufizuese që nuk çojnë në mbyllje të plotë. Nuk e dimë ende, nuk është vendosur për masa të tjera”,- tha Brataj.

Me rritjen e infektimeve, Urgjenca Kombëtare ka shtuar numrin e ekipeve në terren për të trajtuar të sëmurët që e kalojnë koronavirusin në shtëpi.

Skënder Brataj tërheq vëmendjen e mjekëve të familjes në lidhje me protokollin e mjekimit ndaj pacientëve me COVID.

Jo të gjithë të prekurit kanë nevojë për antibiotikë: “Format e lehta nuk duhet të jenë agresiv me të gjitha medikamentet. Në 4-5 ditët e para problemi kryesor është temperatura e cila kontrollohet me antipiretikë, me paracetamol, 2 deri 3 herë në ditë dhe sasia në varësi të peshës trupore. Nëse gjendja rëndohet, vijon temperatura dhe kolla, atëherë mund të fillohet një antibiotik pas javës së parë. Ndërsa në ditën e 8-10, personat që kanë një ecuri më të keqe dhe që kanë vështirësi në frymëmarrje mund të bëjnë një skaner për gjendjen e mushkërive dhe në këtë moment mund të vendoset në terapi kortizonike”.

Brataj këshillon të gjithë të prekurit e konfirmuar, veçanërisht ata që janë asimptomatikë, të respektojnë qëndrimin në shtëpi për të mos u bërë burim infeksioni për të tjerët.  Javën e fundit, testimet ditore e kanë kaluar shifrën e 1200 tamponëve, duke shënuar rekorde të reja infektimi.

/Burimi: A2-CNN/Përshtati: GazetaReforma.com/

 

Etiketa: alarmcovid 19ekspertishqiperivala e dytë

Të tjera

“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë
Aktualitet

“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

Gëzimi i kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e tij në të ashtuquajturin “Bord i Paqes” u paraqit si një ngjarje...

21:53 17/01/2026
Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata lë në burg Arbër Xhaxhajn, përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja Vikena Greku
Aktualitet

Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata lë në burg Arbër Xhaxhajn, përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja Vikena Greku

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 26 vjeçarin Arbër Xhaxhaj, i dyshuar si shkaktari...

14:06 17/01/2026
Para

Pas 25 vitesh, familja e biznesmenit Remzi Hoxha i jep fund kërkimit të eshtrave të tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

“Bordi i Paqes”, një iluzion i shitur si sukses i Shqipërisë

21:53 17/01/2026
Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata lë në burg Arbër Xhaxhajn, përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja Vikena Greku

Aksidenti te ura e Dajlanit, Gjykata lë në burg Arbër Xhaxhajn, përcillet për në banesën e fundit 18-vjeçarja Vikena Greku

14:06 17/01/2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata e Durrësit lë 3 në qeli dhe zbut masat për efektivët

Pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata e Durrësit lë 3 në qeli dhe zbut masat për efektivët

13:39 17/01/2026
Si u përdor politikisht shifra 41.3% për të justifikuar pezullimin e vizave për Shqipërinë

Si u përdor politikisht shifra 41.3% për të justifikuar pezullimin e vizave për Shqipërinë

22:27 16/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.