Video/ Dezinfektohet zona ku kanë qendruar dy të prekuri nga Koronavirusi, lokali dhe lavazhi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas bërjes publike të dy rasteve të parë të prekur me koronavirus në Shqipëri, ka nisur marrja e masave të menjëhershme për të frenuar sa të jetë e mundur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes së rrezikshme.

Specilalistët e Institutit të Shëndetit Publik, ditën e sotme kanë nisur dezinfektimin e zonës ku kanë qendruar dy të prekurit babë e bir, siç shihet në videon e siguruar nga “Dosja.al”.

Zona në fjalë është në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet, konkretisht në lavazhin dhe lokalin ku ata ushtronin aktivitetin e tyre.

Lidhur me këto dy raste, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka bërë të ditur se ka nisur gjurmimi i të gjithë personave me të cilët dy të infektuarit kanë pasur kontakt.

Sipas saj, kanë nisur verifikimet dhe kryerja e analizave për të verifikuar nëse ka raste të tjera të prekura, duke qenë se 28-vjeçari i identifikuar deri më tani si pacioneti zero, ka qendruar në kryeqytet për dy javë dhe ka lëvizur lirisht përpara se të diagnostikohej me COVID-19.

Rasti i tij dhe i babait të tij 54-vjeçar që mendohet se është infektuar nga i biri janë bërë publikë mesnatën e së dielës nga Ministria e Shëndetësisë.

Shpërndaje
Share.

Komento