VIDEO/ Brataj: ‘Jemi tek skenari 3, nëse ezaurohet edhe 5, do i asistojmë qytetarët edhe në stadium!’

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk dihet ende mirë arsyeja nëse ishte për panik apo për të parapërgatitur shqiptarët për një situatë akoma edhe më të rëndë, por videoja e shpërndarë sot nga Kryeministri Rama, ishte mjaftë panik mbjellëse!

Jo me gojën e tij, por me atë të shefit të Urgjencës Kombëtare, Brataj, kryeministri është përpjekur që të tregojë se drejt cilëve skenarë mund të shkojmë nëse situata përkeqësohet.

Kryeministri ka postuar në profilin e tij në Facebook një video, që tregon punën e përditshme të Urgjencës Kombëtare, që nga marrja e një telefonate, tek momenti kur mjekët shkojnë në banesë dhe asistojnë të sëmurët me Covid-19.

Rama thotë se, ky shërbim është shembëlltyrë e simotrave në Europë dhe gjen rastin t’i falënderojë për punën e tyre.

“URGJENCA KOMBËTARE e Shqipërisë është sot një shembëlltyrë e simotrave në Europë dhe vetëm ta mendosh se çfarë do të kishte hequr ky popull, sikur largqoftë Armiku i Padukshëm të na kishte gjetur me autoambulancat rrangalle e me linjat fikse të telefonave të zinj të kohës së qepës, që ishin të vetmet mjete të urgjencës deri 7 vjet më parë, të rrëqethet mishi! #RESPEKT për ekipin fantastik të Urgjencës Kombëtare që në këtë kohë të mallkuar i gjendet pranë popullit 24 orë papushim dhe ka shpëtuar mijëra jetë, nën trysninë e dyfishtë të ofensivës së virusit vrastar e të baltës lehëse të atyre që luftojnë kundër nesh, teksa ne luftojmë me mish e me shpirt me Armikun e Padukshëm ”,- shkruan Rama.

Në video, Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tregon se, si funksionon njësia e koordinimit, duke shtuar se kanë kapacitete t’i përgjigjen qytetarëve në çdo cep të Shqipërisë.

“Kemi mjekë dhe infermierë të trajnuar me këtë njësi deri në 6 mijë banorë përballojmë dhe 15 mijë thirrje”,- thotë ai.

“Me ardhjen e pandemisë kemi pritur edhe 12 mijë thirrje në ditë, pastaj zbriti deri në 5 mijë. Që nga fillimi i pandemisë jemi 622 mijë e 800 thirrje, rreth 100 mijë vizita në banesa. Jmei me një rritje mbi 50%. Thirrjet për Coronën ishin të ndara. Kishte 663 thirrje në ditë vetëm për Corona. Rreth 52% e vizitave të kryera nga ne ishin vetëm për Covid 19”,- shton Brataj.

Ndërsa sqaroi edhe mënyrën se si Urgjenca Kombëtare komunikon me spitalet Covid për të dërguar një pacient, Brataj e bëri të qartë se në rast përkeqësimi të situatës dhe tejmbushjes së 4 spitaleve Covid, qytetarët do asistohen me çdo mënyrë e në çdo vend siç bën e gjithë bota.

Sapo ra pandemia ne shtuam personel Morëm 10 mjekë dhe infermierë. Në spitale transportohen pacientët duke telefonuar vetëm përmes 127. Se po shkoi me mjetin e vetë do shkojë me dikë tjetër.

Pra për të frenuar përhapjen e pandemisë ne shtuam 45 persona shtesë në punë. Me hapjen e Covid 2 pastaj lindi nevoja edhe për transport nga një spital tek tjetri. Ambulancat janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme edhe me respiratorë.

Po flasim për pandemi, deri tani janë ezauruar disa prej skenarëve, vazhdojmë pastaj deri tek covid 3 që është skenari 3. I mbaj mend ambulancat pa asnjë aparaturë që ishin më përpara. Sa i përket pajisjes së tyre dua të them që janë mini-spitale që lëvizin. Kur vijnë tek Covid në Tiranë krijohet një radhë.

Nuk ka ende ezaurim, nuk jemi në atë pikë. Do hapet covid 4 dhe ato rajonale, pastaj do i trajtojmë edhe në ambulancë, edhe në shtëpi, edhe në hotele, edhe kë korridore, por edhe në stadiume siç e bën edhe gjithë bota. Qytetarët do asistohen me çdo mënyrë qëllimet e tjera jashtë aspektit shëndetësor, duhet vetëm të heshtin”,- tha ai.

/GazetaReforma.com/

 

Shpërndaje
Share.

Komento