Skip to content
Bota

VIDEO/ 75 mijë ton municione, shpërthen depo e armëve në Rusi

· 1 min lexim

Një shpërthim i fuqishëm në një depo municionesh ka ndodhur ditën e djeshme në rajonin Rayazan, në Rusi.

Nga shpërthimi në rajonin në jug-lindje të Moskës, janë evakuuar mbi 2000 njerëz, ndërsa është ndezur dhe një zjarr i madh.

400 zjarrfikës po luftojnë ende me flakët për t’i fikur, dhe 5 prej tyre kanë mbetur të plagosur.

Flakët dhe retë e mëdha të tymit u ngritën në qiell mbi depon, e cila thuhet se përmbante 75,000 ton municione. Ndërsa është hapur një hetim penal për shkelje të mundshme të rregullave për trajtimin e armëve.

/GazetaReforma.com/