Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Veting për pasurinë/ ILDKP justifikon shkeljen e rëndë të gjyqtarit Erjon Bani

15:07 21/11/2023
Reading Time: 5 min lexim

Gjyqtari Erjon Bani, i cili jep intervista në media duke komentuar hetimet dhe dosjest e SPAK-ut, nuk ka deklaruar saktë pasurinë dhe në përputhje me ligjin. Ky është konkluzioni i një raporti të Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, për llogari të Komisionit të Vetingut.

ILDKP ka konstatuar disa transaksione të dyshimta dhe në vlera të pajustifikuara të bashkëshortes së Erjon Banit, Anjeza Bani.

Sipas raportit për kriterin e pasurisë, Bani nuk ka deklaruar një depozitë të bashkëshortes së tij dhe shtetasit R. Ç., në vlerën 1 031 651 lekë, në BKT.

 

Komisioni i Vetingut, me trupë gjykuese të përbërë nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja, kanë konstatuar depozitën dhe mungesën e deklarimit. Komisioni i ka kërkuar Banit shpjegime.

Gjyqtari Erjon Bani ka deklaruar se bashkëshortja e tij Anjeza Bani nuk ishte në dijeni të kësaj depozite.

Në përfundim të hetimit administrativ, Komisioni i Vetingut ka konkluduar se bashkëshortja e gjyqtarit Erjon Bani nuk ka bërë deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin të depozitës bankare, pra e ka fshehur depozitën, por sipas trupit gjykyes kjo nuk është e mjafuteshme për të shkarkuar gjyqtarin nga detyra.

Vihet re që trupa gjykuese e zbut dhe e relativizon raportin e ILDKPKI, duke e konsideruar fshehjen e depozitës bankare si një ‘pasaktësi’ modeste.

 

Etleda Çiftja pjesë e trupit gjykues, Bani i mbylli dosjen penale

Etleda Çiftja ishte pjesë e treshes së Komisionit të Vetingut që konfirmoi në detyrë gjyqtarin Erjon Bani në 24 maj 2021. Çiftja ka votuar pro konfirmimit të Banit në detyrë.

Në shtator të vitit 2022, Erjon Bani, tashmë gjyqtar në Gjykatën e Posaçme, i ktheu nderin Etleda Çiftjas, duke e shpëtuar nga burgu.

Me një vendim të dyshimtë, paradoksal dhe në konflikt interesi, Erjon Bani shpalli të pafajshme komisioneren Çiftja, e cila akuzohej nga SPAK-u për “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “falsifikim dokumentash”.

Gjyqtari ka pranuar faktet e SPAK-ut se komisionerja Çiftja ka kryer veprime fiktive, ka mashtruar me deklaimin e pasurisë dhe ka falsifikuar dokumente, por arsyeton se që të konsumohej vepra penale fshehje e të ardhurave, duhej që më parë të ishte marrë masë administrative.

Në vendim thuhet se në rastin konkret nuk rezulton që të jetë marrë ndonjë masë e tillë ndaj familjarëve të të pandehurës Çiftja, pasi kjo e fundit në kontratat e shitjes nuk paraqitet në pozicionin e shitësit që të mund të përfitonte të ardhura.

Gjykata konstaton se në këtë rast nuk rezulton të jetë marrë asnjë masë administrative dhe për rrjedhojë i bashkohet qëndrimit të prokurorisë, se kjo vepër penale nuk është konsumuar.

Lidhur me akuzën e dytë, atë të deklarimit të rremë të pasurisë, Bani arsyeton se kjo ndodh në rastet kur funksionari pasqyron në deklaratë më tepër pasuri se sa ka, në mënyrë që me vonë të mund të justifikojë shtimin e pasurisë nga ndonjë veprim i mundshëm korruptiv dhe jo të lërë pa deklaruar pasuri që janë përfituar në mënyrë të ligjshme.

 

Sipas kësaj logjike, të gjithë ata që janë dënuar për fshehje pasurie, janë ndëshkuar kot. Në përfundim, Bani çmon se fakti objekt gjykimi nuk përbën vepër penale, por kundërvajtje administrative.

 

Në burg për imazh, nuk kanë rëndësi provat

Vitin e kaluar, gjyqtari Erjon Bani, vendosi në dhomë këshillimi, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për ish-ministrin Lefter Koka.

 

Vendimin e tij gjyqtari e arsyeton jo se Koka paraqiste rrezikshmëri të lartë shoqërore, apo që mund të prishte provat e hetimit, siç kërkohet nga ligji për vendime të tilla të ndërmjetme, por për imazhin e institucioneve shqiptare përballë ndërkombëtarëve.

 

Pra, një ish ministër duhet të qëndrojë në burg për imazhin për të përmirësuar imazhin e drejtësisë, jo në bazë të rrethanave dhe provave.

Kësaj i thonë të bësh politikë me fatin e njerëzve.

“Në situatën aktuale, ekziston një opinion mosbesues nga opinioni shoqëror, por edhe nga institucionet ndërkombëtare ndaj organeve shtetërore dhe në veçanti ndaj organeve të drejtësisë lidhur me luftën kundër korrupsionit. Mbizotëron një opinion mosbesues se organet shtetërore dhe organet e drejtësisë nuk kryejnë detyrën e tyre në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe nuk ndëshkojnë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Pasojat e këtij opinioni mosbesues kanë ndikuar dhe ndikojnë në imazhin e vendit në raport me lirinë ekonomike dhe shtetin ligjor, si dhe në zhvillimin ekonomik të shoqërisë dhe të aktiviteteve ekonomike private”, arsyeton Erjon Bani në vendimin e tij për të mbajtur në burg Lefter Kokën.

 

Çuditërisht ky vendim skandaloz dhe i rrezikshëm ende nuk ka vënë në lëvizje Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metanin, për të konsideruar shkaqet dhe rrethanat për t’i kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor masë disiplinore për gjyqtarin Erjon Bani.

 

Thellohet skandali, intervista në media dhe parashikime si Baba Vanga

As gjyqtarët e komanduar plotësisht nga Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk shpreheshin kurrë në media për një çështje të caktuar gjyqësore apo për vendimarrjet e tyre. Ata merrnin vendim sipas urdhërit politik, por të paktën formalisht respektonin Kodin Etik, duke mos u shprehur, pasi në fund të të fundit gjyqtari flet me vendime.

Gjyqtari Erjon Bani, i njohur për arsyetime të çuditshme dhe qesharake vendimesh, u prononcua për dosjen e sterilizimit për Reporter.al, një media dikur serioze, por tashmë e kompromentuar totalisht si instrument i Arben Ahmetajt.

Erjon Bani nuk ishte gjyqtar themeli. Bani ishte gjyqtar parapak për shqyrtimin e masave të sigurisë për të dyshuarit si të impliuar në aferën e sterilizimit.

Detyra e tij ishte në vlerësimin e fakteve dhe rrethanave në raport me masat e sigurisë së kërkuara nga SPAK-u. Nëse të akuzuarit i plotësojnë kushtet për të qëndruar në burg, arrest shtëpie, detyrim paraqitje apo gjendje të lirë. Kaq. Kjo është korrniza e vendosur nga ligji.

Nëse do të ishte gjyqtar themeli, do të kishte mundësi të bënte hartime, ese dhe gjëegjëza.

 

Çfarë ndodh?

Erjon Bani, duke dalë jashtë komptencave, shprehet për skenare, bën parashikime si Baba Vanga, insinuata, persona të implikuar, ish ministra të implikuar dhe madje përmend edhe kryeministrin Rama, duke bërë politikë.

Aludime dhe hamendësime të tilla, edhe Alfred Çako do të mendohej dy herë para se t’i artikulonte.

Gjyqtari i jep detyra edhe ILDKPKI dhe kërkon anulimin e koncensionit.

Në cilin ligj ekziston e shkruar komptenca për një gjyqtar për t’i dhënë urdhra ILDKPKI? ILDKPKI merr rekomandime vetëm nga Parlamenti dhe vepron në bazë të ligjit të posaçëm.

Edhe sekustrimet, anulimet dhe bllokimet, kërkohen nga prokuroria, ndërsa gjykata vendos pro ose kundra.

Gjyqtari paraprak, kur prokurori paraqet për vlerësim një dosje për ta pushuar apo për ta kaluar në gjykim, mund ta kthejë dosjen për hetime të mëtejshme, mund t’i lërë detyra prokurorit.

Por, në seancë për masa sigurie, gjyqtari flet si konspiracionist, bën kalkulime dhe insinuata.

Dhe jo vetëm kaq. Por, si të ishte një kryetar partia, OJF, avokat apo analist, flet për mendian e kompromentuar të Arben Ahmetaj, duke bërë vlerësime për dosje të veçanta të SPAK-ut./ Prapaskena

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para
Kush është gjyqtarja e GJKKO, që liroi dhëndrin e Sali Berishës?

Kush është gjyqtarja e GJKKO, që liroi dhëndrin e Sali Berishës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.