Skip to content
Kryesore

Veriu përfshihet nga dëbora, probleme me energjinë në disa fshatra

· 1 min lexim

Ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e dëborës në veri të Shqipërisë. Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, dëbora ka mbuluar zona si Thethi, Lëpusha, Vermoshi, Dukagjini, si dhe zonat e thella të Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Deri më tani, nuk raportohen probleme në qarkullimin rrugor, megjithatë disa fshatra po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Në Qarkun e Kukësit, reshjet e dëborës janë regjistruar në zonat malore, me intensitet të ulët deri në mesatar.

Autoritetet dhe subjektet kontraktore po vijojnë punën për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, për të garantuar qarkullim të sigurt.

Ndërkohë, problemet me furnizimin me energji elektrike janë raportuar në fshatrat Myhejan dhe Kërrnajë në bashkinë Tropojë.