Vendosi burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, gjyqtarja Irena Gjoka kalon Vetting-un

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka, ka kaluar me sukses vetting-un.

Seanca dëgjimore për gjyqtaren u zhvilluar më datë 24 shkurt.

Ditën e sotme ndërkohë, trupa e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo, konfirmuan në detyrë Gjokën.

Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993.

Fillimisht ajo ka punuar si gjyqtare në Gjykataën e Fierit dhe që prej vitin 2014 është emëruar tek Krimet e Rënda.

Në dhjetor të 2019-ës, ajo do të bëhet pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjoka ka pasur në dorë disa çështje të bujshme, ku mund të përmendim atë të Dritan Dajtit, ndërsa ka qenë pjesë e procesit gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ajo njihet si gjyqtarja që dha vendimin për burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, i cili vrau 4 policë në 2009-ën.

Shpërndaje
Share.

Komento