Vendimi i Komitetit të Ekspertëve: Ja përse universitetet do të vazhdojnë online

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Studentët do të vijojnë mësimin online. Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli deklaroi sot se pas diskutimeve është vendosur që edhe për një periudhë kohe studentët do të vijojnë mësimin online. Arsyet e vendimit, Rakacolli i shpjegoi duke i argumentuar me rrezikun e përhapjes së koronavirusit. Ndërkohë. ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zhvilloi një bashkëbisedim me Komitetin Teknik të Ekspertëve për mësimin online për universitetet.

“Krahas orës policore dhe ndërprerjen e fluturime me Britaninë, menduam që edhe mësimi në universitet të vijojë online. Qëndrimi në konvikte e shton rrezikun e infeksionit dhe mund të shndërrohen në vatra.

Tirana ka numrin më të lartë të rasteve dhe shumica e universiteteve janë të përqendruara në Tiranë, ardhja e studentëve dhe shkuarja në shtëpi bën që të shpërndahet infeksioni edhe në ato qytete që e kemi në kontroll situatën.

Pas diskutimeve të shumta, vendosëm që në të mirë ta vazhdojmë edhe pak këtë, pasi është në të mirë të shëndetit të vetë studentëve dhe të shëndetit publik. Nuk është vendim i marrë vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës” tha Rakacolli

Kryetarja e komitetit teknik Mira Rakacolli ka thënë se nga 6 janari ka pasur një rritje të rasteve, shumë prej të cilave kanë qenë mosha të reja. Kësisoj u mor vendimi për të vijuar mësimin online për të frenuar përhapjen e COVID.

“Qëllimi është të propozojmë në kohën e duhur ato masa që janë të përshtatshme. Nga 6 janari kemi pasur rritje javore. Kjo është shoqëruar me rritje te moshat 16- 24 vjeç.

Pavarësisht se s’kemi rritje të vdekjeve sikurse mund të kemi në vende të tjera këto flasin për ngushtim.

Në mënyrë unanime pas diskutimeve vendosëm që ta vazhdojmë edhe pak këtë sepse është në të mirë të shëndetit të studentëve të të afërmve dhe të familjarëve të tyre. Është një vendim që është marrë dhe në shumë vende të botës. NË SHBA, Kanada, Angli”, tha Rakacolli. /Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento