Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vendimet e AK: Bankat e mëdha të ulin interesat dhe komisionet, Kastrati nën monitorim për aeroportin

08:21 15/04/2021
Reading Time: 2 min lexim

Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur me kushte dhe detyrime hetimin e thelluar ndaj katër bankave më të mëdha në vend.

Në përfundim të hetimit të thelluar, Autoriteti i Konkurrencës iu ka kërkuar Bankës Kombëtare Tregtare, Bankës Credins, Bankës Raiffeisen dhe Bankës Intesa Sanpaolo të rishkojnë normat e interesit të kredive dhe depozitave, të ulin komisionet e shërbimeve të tyre dhe të zgjerojnë gamën e produkteve dhe shërbimeve online.

Megjithëse vendimi i hetimit është marrë që në datë 17 nëntor 2020, Autoriteti i Konkurrencës ende nuk e ka bërë publik, duke u kufizuar në një informacion të shkurtër në përmbajtjen e raportit vjetor që është dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Hetimi i thelluar në sektorin bankar u hap në fillim të vitit 2019 dhe përfshinte periudhën mes 1 janarit 2016 dhe 31 dhjetorit 2018. Mbyllja e hetimit tregon se Autoriteti nuk ka provuar shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, megjithatë ka vendosur disa detyra, për të cilat ende nuk vë në dispozicion argumentimin e plotë. Lidhur me këtë vendim, edhe Banka e Shqipërisë bën të ditur se nuk ka shprehur ndonjë qëndrim zyrtar ndaj gjetjeve të Autoritetit të Konkurrencës.

Një tjetër vendim i marrë nga Autoriteti i Konkurrencës gjatë vitit të kaluar dhe i papublikuar ende është miratimi i blerjes së shoqërisë Tirana International Airport nga Kastrati Group. Vendimi është marrë më datë 9 dhjetor 2020, por nuk është bërë ende publik. Shoqërisë Kastrati Group i është vendosur “kusht” respektimi i nenit 9 të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”. As për këtë vendim AK nuk ka dhënë më shumë detaje, megjithatë ai parashikon monitorimin e sjelljes së shqoërisë në treg për një periudhë njëvjeçare.

Të tjera vendime që Autoriteti i Konkurrencës nuk i ka publikuar sipas kërkesave të ligjit është edhe mosklasifikimi si përqendrim i blerjes së shumicës së aksioneve të Bankës Amerikane të Investimeve nga drejtori ekzekutiv i saj.

Gjithashtu, Autoriteti i Konkurrencës e ka gjykuar si “sekret”, të paktën deri tani, vendimin me të cilin ka zgjedhur një zëvendëskryetar të Komisionit të Konkurrencës. Këtë pozicion prej muajit tetor e mban Leida Matja.

Monitor

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: aeroportiAutoriteti i Konkurrencesbankat e medhakastrati

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, ngjarja pas një konflikti për motive të dobëta

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English